BallinaPolitikeFutet në primaret për bashkinë, Rrok Dodaj: Fitorja në Bashkinë Pukë do...

Futet në primaret për bashkinë, Rrok Dodaj: Fitorja në Bashkinë Pukë do të jetë e sigurt dhe më e madhja se asnjëherë tjetër

Të dashur demokratë të Pukës, Gjegjanit, Rrapes, Qelzës dhe Luf-Qerretit.
Është nder për mua të jem pjesë e garës (paraprake) për Primaret e Partisë Demokratike dhe të shpall sot, zyrtarisht, kanditaturën time për kryetarin e Bashkisë Pukë, brenda Partisë Demokratike.
Qytetarët e Bashkisë Pukë kanë një histori të gjatë të mbështetjes së Partisë Demokratike dhe mua në të gjitha sfidat e mija elektorale.
Kjo me ka inkurajuar dhe më ka nxitur që unë sot, të shpall zyrtarisht kanditaturen time për kryetar të Bashkisë Pukë
Vlërsimin, që më kanë bërë me votë dëshiroj tj’ua kthej me punë duke ju afruar kohën dhe sherbimin tim, në interes të cdo demokrati e qytetari të Pukës të cilët kanë 9 vjet të lenë në harresë të plotë nga sekti i Rilindjes i cili po e shpopullon Pukën çdo ditë dhe me shumë.
Te rinjtë, familje të tëra janë larguar e po largohen përdite nga Puka, duke rrezikuar jetën me gomone për shkak të pamundësisë për të gjetur një vend pune.
Shume familje nuk kanë mundësi të kalojnë muajin me ato pak të ardhura, që kanë, pensionistëve nuk ju del pensioni të blejnë as ilaçet.
Vizioni im është për një qytet më të sigurt, të pastër, të zhvilluar ku ekonomia të rritet për të gjithë, ku fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm dhe të suksesshem në shkolla, ku familjet të mos kenë nevojë të rrezikojnë jetët e tyre ( sic ndodh sot) për të shkuar në emigracion por të jetojnë me respekt dhe dinjitet në vendin e tyre .
Do të bëjë gjithcka për të krijuar mundësira, hapësira, të barabarta për çdo demokrat dhe demokrate, për çdo qytetar të Pukës duke nxitur konkurencën, meritokracinë, do luftojmë korrupsionin dhe do ndërtojmë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në sherbim të qytetarëve.
Do të bëj gjithçka, që çdo demokrat e demokrate, çdo qytetar i Pukës të jetojë i lirë në vendin e vet, të kenë të drejta të barabarta, pa frikën e shtetit dhe të pushtetit, të jetojë me dinjitet në vendin e tij, askush nuk do të diskrimonohet apo dhunohet nga shteti apo pushteti për shkak të origjinës, racës, krahinës, fesë apo bindjes politike siç është vepruar këto 8 vite në këtë vend.
Demokrate e demokratë, qytetarë te Pukës ju bëj thirrje të shkoni pranë seksioneve të Partisë Demokartike dhe të regjistroheni si simpatizantë, me qëllim, që t’u jepet e drejta për të votuar me 4 Dhjetor për të zgjedhur se kush do tē jetë nesër Kryetari I Bashkisë Tuaj.
Ju kërkoj, që të më besoni dhe të më votoni mua, dhe unë ju siguroj se fitorja në Bashkinë Pukë do të jetë e sigurt dhe më e madhja se asnjëherë tjetër.
Së bashku do ta largojmë këtë qeveri, që përditë po i detyron shqiptarët të braktisin vendin e tyre për shkak të varfërisë dhe pasigurisë për të ardhmen.
Gjithçka keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Partinë Demokratike, ju ftoj të bëheni pjesë e proçesit historik të Primareve, që vendos në epiqendër votën tuaj dhe të vazhdojmë së bashku rrugëtimin drejt fitores.
🇦🇱✌️
Me Rrespekt
Rrok DODAJ
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular