BallinaAktualitet“Kam dalë dhe s’hyj më”- Namik Dokle rrëfehet pse u largua nga...

“Kam dalë dhe s’hyj më”- Namik Dokle rrëfehet pse u largua nga politika: Nuk mund ta hap parlamentin dy herë! U thashë shokëve të mi nuk do kandidoj më sepse…

spot_img
spot_img

I shkëputur tërësisht nga politika, shkrimtari Namik Dokle si rrallë herë ka treguar momentin kur ai ka vendosur të lërë jetën aktive në politikë dhe t’i përkushtohet shkrimeve dhe librave

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Dokle ndër të tjera foli edhe për librin e tij më të fundit, “Covid 1984”. Ai u shpreh se që nga momenti që ka vendosur të merret me letërsi, politika nuk është në planet e tij, madje ai u shpreh se “unë kam dalë dhe nuk hyj më”.

Politika tha ai është e tensionuar, ndërsa letërsia është krejt ndryshe, e bukur. Ai u shpreh se për momentin nuk do të shkruajë për politikë, madje tha se kur të vijë ai moment do të botojë ditarin e tij me 4 mijë faqe, i shkuar gjatë kohës kur është marrë me politikë.

“Nuk kam pasur ndonjë synim të bëhem politikan, por në atë periudhën e ndryshimeve të mëdha, shumëkush nuk kishte menduar të bëhej politikan, por u futën shumë mjekë, inxhinierë…dhe me zuri edhe mua ai kamxhiku i politikës.

Romanin e parë e kam menduar vite të tëra dhe u ula ta shkruaj vetëm atëherë kur i dhashë fund politikës. Kur vendosa që nuk do kandidoj më i kam thënë shokëve të mi, drejtuesve të grupit parlamentar, ditën e parë të parlamentit, ditën e parë që u zgjodh kryetari i parlamentit. Unë si deputeti më i vjetër e kisha për detyrë të hapja parlamentin. Ishte Berisha, por meqë kishim fituar ne zgjedhjet ai nuk pranoi dhe e hapa unë. Kur unë ftova kryetarin të zërë vendin e tij zbrita në sallë dhe i thashë shokëve të mi që nuk kandidoj më. Pse thanë? Sepse po të kandidoj prapë do të më duhet të hap parlamentin tjetër përsëri dhe nuk më vjen mirë që parlamentin ta hap dy herë. Boll e hapa njëherë. Po me ca do merresh thanë? Do merrem me letërsi.

Kjo është jeta ime tani dhe jo politika. Unë kam dalë dhe nuk hyj më. Unë nuk tensionohem, por duke bërë pyetje politike ju më sillni atë ndjesinë politikë, politika është e tensionuar, ndërsa letërsia nuk është e tensionuar, por është e bukur.

Po të jetë për politikë, unë do botoja ditarin tim që është 4 mijë faqe. Nuk dua ta botoj tani. Patjetër që do ta botoj ndonjëherë, por tani për tani jo”, tha Dokle.

Shkrimtari foli edhe për librin e radhës, ku zbuloi vetëm titullin: “Po shkruaj një roman tjetër, por nuk mund të them asgjë. Në respekt të kësaj interviste ju po ju them vetëm titullin “10 gram nder”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular