BallinaAktualitet“Njerëzit mund të qëndrojnë në Hënë për një periudhë të gjatë”- Zyrtari...

“Njerëzit mund të qëndrojnë në Hënë për një periudhë të gjatë”- Zyrtari i NASA: Ne po punojmë për…

Njerëzit mund të qëndrojnë në Hënë për periudha të gjata gjatë kësaj dekade, ka thënë një zyrtar i NASA-s për BBC.

Howard Hu, i cili drejton programin e anijes hënore Orion tha se habitatet do të nevojiteshin për të mbështetur misionet shkencore

Sipas tij lëshimi i raketës Artemis ishte një “ditë historike për fluturimin njerëzor në hapësirë”.

Orioni është aktualisht rreth 134,000 km (83,300 milje) nga Hëna.

Hu i tha se të shikoje Artemis të ngrihej ishte “një ndjenjë e pabesueshme” dhe “një ëndërr”.

“Është hapi i parë që po bëjmë për eksplorimin afatgjatë të hapësirës në thellësi, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për botën”, tha ai.

“Dhe unë mendoj se kjo është një ditë historike për NASA-n, por është gjithashtu një ditë historike për të gjithë njerëzit që e duan fluturimin njerëzor në hapësirë ​​dhe eksplorimin e thellë të hapësirës.

“Dua të them, ne do të kthehemi në Hënë, ne po punojmë drejt një programi të qëndrueshëm dhe ky është mjeti që do të transportojë njerëzit që do të na zbresin përsëri në Hënë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular