BallinaKryesoreShqipëri-Armeni, sot 17:30/ Sa shumë ndryshime në formacion, shansi i Skukës dhe...

Shqipëri-Armeni, sot 17:30/ Sa shumë ndryshime në formacion, shansi i Skukës dhe Muçit. Si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Shqipëria do të luajë sot takimin e fundit miqësor për vitin 2022, një ditë nga fillimi i Botërorit.

Në “Air Albania” kuqezinjtë do të presin Armeninë, si dhe do të tentojnë një fitore për të mbyllur sado me një rezultat pozitiv këtë vit.

Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e trajnerit Edi Reja në kontratën e tij dhe më pas do të vendoset e ardhmja e italianit.

Dje, 77-vjeçari ka dalë me ekipin për të bërë një ecje në fushën e stërvitjes, edhe pse nën reshjet e shiut, ai ka mbajtur përpara tyre një fjalim, si dhe ka kërkuar që ky vit të mbyllet me një fitore. Në fund Reja i këput edhe një batutë: Shkoni flini tani!

PËRGATITJET – Skuadra ka zhvilluar në orët e paraditës seancën e fundit stërvitore, teksa italiani ka evidentuar edhe gjendjen e lojtarëve, pasi disa prej tyre mund të kenë edhe shqetësime dhe mbingarkesë sepse kanë luajtur 90 minuta me Italinë.

Por ashtu siç e tha edhe në konferencën për shtyp, trajneri do të bëjë disa ndryshime, duke nisur edhe me lojtarët e Superiores, të cilët priten të marrin minuta apo edhe ta nisin si titullarë

FORMACIONI – Sa i përket skemës, italiani i qëndron besnik 3-5-2-shit të tij dhe ndryshimi do të nisë që në portë, ku do t’i besohet Elhan Kastratit.

Në mbrojtje si titullarë pritet ta nisin Erdenis Gurishta, Adrian Bajrami i cili luajti edhe me Italinë, si dhe një balotazh mes Mihajt dhe Kumbullës, por mbrojtësi i Romës ka më pak shanse sepse është i mbingarkuar, duke qenë se nuk ka luajtur shumë kohët e fundit.

Në krahë do të rreshtohen Elseid Hysaj nga e djathta dhe Andi Hadroj i Partizanit që mund të marrë vendin e Ermir Lenjanit, i cili luajti 90 minuta me “Axurrët”.

Ndërkohë treshja e qendrës pritet të formohet nga Enis Çokaj i Panathinaikosit ose Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi.

Sa i përket sulmit, në mungesë të Myrto Uzunit dhe Armando Brojës të cilët luajtën të mërkurën dhe tashmë kanë lënë grumbullimin, nga fillimi pritet që t’a nisë Xhuliano Skuka dhe Ernest Muçi.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular