BallinaKryesoreVIDEO/Futbollistët e Iranit nuk kënduan himnin, për protestë kundër regjimit

VIDEO/Futbollistët e Iranit nuk kënduan himnin, për protestë kundër regjimit

Ndeshja e sotme mes Anglisë dhe Iranit në Kupën e Botës ka sjellë një mesazh shumë të fuqishëm solidariteti. Nëse anglezët hoqën dorë nga shiriti i kapitenit “One Love” duke iu frikësuar sanksioneve nga FIFA për futbollistët e do ta mbanin, iranianët nuk ngurruan që të protestonin ndaj atyre që qeverisin vendin e tyre, edhe pse kjo mund të sjellë pasoja shumë të rënda, përtej atyre sportive.

Futbollistët e Iranit, në momentin e himneve kombëtare, vendosën të qëndronin të heshtur, ndërsa shumë tifozë iranianë në stadium shpalosnin parulla kundër regjimit apo shiheshin tifoze pa shami në mbështetje të kësaj skuadre.

Një sinjal i qartë sfide që detyroi televizionin kombëtar iranaian të ndërpriste për disa çaste edhe transmetimin e drejtpërdrejtë të sfidës në fjalë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se lojtarët ishin paralajmëruar ndaj një gjesti të tillë. Por emra si Taremi e Jahanbaksh kishin deklaruar publikisht se ajo që shihnin çdo ditë në media me ngjarjet në vendin e tyre ku protestat po shtypeshin me dhunë të pashembullt, ishin të papranueshme dhe se lojtarët duhet të bëhej të dëgjohej edhe zëri i tyre.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular