BallinaUncategorizedHarxhi: Gjykata të ç’regjistrojë Bashën. Logu: Nuk qenka shkarkuar nga stadiumi, kërkesa...

Harxhi: Gjykata të ç’regjistrojë Bashën. Logu: Nuk qenka shkarkuar nga stadiumi, kërkesa për sigurim padie është rrëzuar

Edit Harxhi: Gjykata e Tiranës pranon ndryshimin e objektit të padisë për ç’regjistrimin e Lulzim Bashes nga regjistri i partive politike si kryetar i PD

Deklarata e Edith Harxhit nga Gjykata e Tiranës

Përshëndetje

Sapo kam mbaruar një nga seancat gjyqësore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Tiranë, për çështjen gjyqësore, padinë që unë i kam drejtuar gjykatës, në datën 30 qershor 2021.

Kërkesë kryesore ka qenë pavlefshmëria absolute e zgjedhjeve të Partisë Demokratike për kryetar partie në 13 qershor 2021.

Deri sot nuk ka pasur ende absolutisht një zhvillim seance normale dhe sot ishte një seancë, vazhdonte seanca paraprake e kësaj çështje dhe unë e avokatja ime Endira Bushati kërkuam në të njëjtën kohë, ndryshimin e objektit të padisë, pikërisht ç’regjistrimin e zotit Lulzim Basha nga regjistri i partive politike të gjykatës, si kryetar i PD-së, duke qenë se sot është një fakt i njohur botësisht se Basha ka dhënë dorëheqjen.

Kjo u pranua sot nga gjyqtari i çështjes dhe seanca tjetër gjyqësore, do të vijojë më tej pas disa javësh.

Unë së bashku me avokaten time vazhdoj të insistoj për këtë ndryshim të padisë, pikërisht për ç’regjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike.

Shpresoj shumë që gjykata të vendosë drejtësinë, për një çështje shumë thelbësore për mua, por edhe për shumë anëtarë të PD-së, siç ka qenë pikërisht parregullsitë e zgjedhjeve të 13 qershorit 2021 dhe shpresoj shumë që kjo të mos përsëritet më.

Reagimi i avokat Besart Logut

Epo ky ishte lajmi i ditës!
Zj.Harxhi kërkon ç’regjistrimin e Lulzim Bashës si Kryetar i PD për SHKAK TË DORËHEQJES.
Pra, për zj.Harxhi, Basha nuk qenka shkarkuar në stadium por vazhdon të jetë kryetar partie.
P.S. mediat që citojnë lajmin bëjnë mirë të informojnë publikun se kërkesa për sigurim padie është rrëzuar.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular