BallinaKryesoreVIDEO/E goditi në kurriz dhe i bërtiste, lojtari arab zbulon çfarë i...

VIDEO/E goditi në kurriz dhe i bërtiste, lojtari arab zbulon çfarë i tha Leo Messi-t gjatë ndeshjes

 Arabia Saudite ka dhuruar një nga surprizat më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, teksa ka mundur me rezultatin 2-1 me përmbysje Argjentinën. Një Argjentinë që nuk njihte disfatë që nga viti 2019 e është tronditur pasi rrezikon t’i japë lamtumirën Botërorit ku shihet si favorit.

Por një episod shumë i veçantë i tërhoqi vëmendjen të gjithëve. Pasi Arabia Saudite shënoi golin e dytë, në vend që të shkonte të festonte me shokët e tij, Ali Al-Bulajhi iu drejtua Mesit. Ai e preku në shpinë argjentinasin për të tërhequr vëmendjen e tij dhe më pas i tregoi stemën që kishte në fanellë në shenjë sfide

Më pas ai i tha diçka lojtarit argjentinas, me Lautaro Martinez dhe Papu Gomez të cilët vrapuan t’i ndanin. Vetë Al-Bulajhi ka zbuluar pas sfidës se çfarë i kishte thënë ai “Pleshtit” në ato çaste. “Ti nuk do të fitosh, ti nuk do të fitosh”, ishin fjalët që ai shpjegoi para mediave se ia kishte thënë sulmuesit të Argjentinës i cili e ka këtë Botërorin e fundit dhe mundësinë e fundit për të bërë të tijën Kupën e Botës

Një parashikim që doli i saktë për futbollistin e Arabisë Saudite, pasi Argjentina nuk ia doli më pas të gjente më rrugën e rrjetës duke u larguar kokulur nga kjo sfidë.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular