BallinaBotaGjykata Supreme “rrëzon” Trump, lejon Kongresin të marrë të dhënat tatimore të...

Gjykata Supreme “rrëzon” Trump, lejon Kongresin të marrë të dhënat tatimore të ish-presidentit

Gjykata Supreme ka marrë sot vendimin për të lejuar Kongresin të marrë të dhënat tatimore të ish presidentit Donald Trump.

Kjo i jep fund një beteje trevjeçare nga organi i udhëhequr nga demokratët për të parë dokumentet që ish-presidenti ka refuzuar të publikojë.

Kujtojmë se një vendim i tillë nga Gjykata Supreme vjen pas një vendimi më parë nga kryetari i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, John Roberts, për një pezullim të përkohshëm të detyrimit për dorëzimin e deklaratave në Kongres.

Një vendim i tillë u vlerësua se i jepte kohë Gjykatës së Lartë për të vlerësuar çështjet ligjore në apelin urgjent të ish-presidentit në Gjykatën e Lartë se një detyrim për paraqitjen e tyre ishte tejkalim i kompetencave.

Në rast se gjykata nuk do të kishte marrë sot një vendim të tillë, departamenti i thesarit i SHBA-së do të dërgonte të dhënat tatimore të Trump në komitetin e ngritur për këtë çështje në Dhomën e Përfaqësuesve.

Gjykatat më të ulëta kishin marrë më parë vendime duke u shprehur se komiteti ka autoritet për të marrë deklaratat e taksave dhe tatimeve.
Paneli i Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kryetari Demokratik, Richard Neal, fillimisht kërkuan deklaratat tatimore të Trump në 2019 si pjesë e një hetimi mbi programin e auditimit të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS) dhe pajtueshmërinë me ligjin tatimor nga ish-presidenti.

Departamenti amerikan i Drejtësisë, nën administratën Trump, kishte mbrojtur një vendim të sekretarit të thesarit në atë kohë, Steven Mnuchin, për të ndaluar në burim deklaratat tatimore nga Kongresi. Mnuchin argumentoi se ai mund të ndalonte vënien në dispozicion të dokumenteve, sepse ai arriti në përfundimin se ato po kërkoheshin nga demokratët për arsye partiake.

Pasi Joe Biden fitoi zgjedhjet, komiteti rinovoi kërkesën, duke kërkuar deklaratat tatimore të Trump dhe informacione shtesë nga 2015-2020. Shtëpia e Bardhë mbajti qëndrimin se kërkesa ishte e vlefshme dhe se Departamenti i Thesarit nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të dakordohej me këtë qëndrim.

Trump më pas u përpoq të ndalonte dorëzimin në gjykatë.

Prokurori i qarkut të Manhatanit në atë kohë, Cyrus Vance Jr, mori kopje të të dhënave të taksave personale dhe të biznesit të Trump si pjesë e një hetimi penal. Edhe ai rast shkoi në gjykatën supreme, e cila hodhi poshtë argumentin e Trump se ai kishte imunitet si president.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular