BallinaAktualitetNë Shqipëri polic, në Itali hajdut/ Zbardhen 18 grabitjet e Klisman Nikollit

Në Shqipëri polic, në Itali hajdut/ Zbardhen 18 grabitjet e Klisman Nikollit

Ata ishin gati të iknin duke hipur në avionin e parë për në Shqipëri. Me vete kishin edhe “plaçkën”. Por 3 shqiptarët ranë në prangat e policisë italiane në momentet e fundit. Ata akuzohen për të paktën 18 vjedhje, të kryera ose të tentuara, në 2 javët e fundit në zonën mes Venetos dhe Friulit. Nga kontrolli iu gjetën para dhe sende të çmuara. Një pjesë janë identifikuar tashmë nga pronarët e tyre.

Në pranga ranë Klisman Nikolli, 27-vjeç, Viktor Bilani 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç. Nikolli rezulton të jetë polic patrulle në Postën e Policisë Shëngjin të komisariatit të Lezhës. Pas daljes së lajmit policia tha se ai kishte marrë leje pa të drejtë rroge. Tashmë ai është përjashtuar menjëherë nga radhët e uniformave blu.

Mediat italiane japin detaje të shumta për aktivitetin e grupit në vendin fqinj. Të gjitha grabitjet ndodhën midis 31 tetorit dhe 15 nëntorit. Treshja vinte në shënjestër shtëpi dhe apartamente. Hynin në veprim nga pasditja e vonë deri në mbrëmje kur binte errësira. Gjithmonë përdornin për të hyrë ndonjë dritare apo derë të harruar hapur.

Rrëmonin nëpër dhoma dhe merrnin gjithçka që ishte e mundur. Mbi të gjitha para, flori dhe xhevahire, por edhe rroba e sende të tjera me vlerë. Të rinjtë nuk qëndronin gjatë në Itali. Vetëm hynin dhe ktheheshin në Shqipëri në periudha të ndryshme. Ndoshta me qëllim kryerjen e vjedhjeve. Si bazë të veprimtarisë së tyre kishin një godinë bujqësore në San Stino di Livenza.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular