BallinaKryesoreBerisha e akuzoi për Portin e Durrësit/Reagon Basha: Berisha dhe oligarkët e...

Berisha e akuzoi për Portin e Durrësit/Reagon Basha: Berisha dhe oligarkët e oborrit të tij, të zhytur kokë e këmbë në këtë aferë

Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur sot sërish akuza ndaj ish-kryetarit Lulzim Basha si i lidhur me kryeministrin Edi Rama në marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit.

Berisha deklaroi se marrëveshja ishte mes klanit Rama dhe klanit Basha.

Ju e shihni sot, përfytyroni për një moment, kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë, marrëveshje opozitë-pozitë, por jo si formacione politike, por si persona hajdutë.
Klani Rama dhe klani Basha, kjo është e faktuar. Ai që ishte, se ka njerëz që më thonë pse e thua, se e them për të vërtetën, se ai ishte administrator i Simfonisë, ishte administrator edhe i Ramës, edhe i Bashës. Mos të kujtojë kush se po bëj akuzë politike, por po them të vërtetën e hidhur.
Ky njeri tha se dha dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe jo nga Simfonia. Por pas një muaji rezultoi se ishte sërish te të dyja. Pra, kjo ishte pika e mjaltit. Kjo do ishte e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit”, deklaroi Berisha.

Nga ana tjetër Lulzim Basha iu përgjigj Berishës në “Twitter”. Basha tha se ai (Berisha) dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Basha bashkëngjitur shkrimit i është referuar edhe lajmit të bërë më parë nga Alfapress.al, e cila ka faktuar dhe nxjerrë dokumentin e lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, cili vërteton se Oltjan Haxholli pas një vendimi të asamblesë së ortakëve në datë 13.07,2021 është shkarkuar si administrator i kompanisë në fjalë

“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty.????”, deklaron Basha.

E akuzoi për marrëveshjen e Portit të Durrësit/ Reagon

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular