BallinaKryesoreVIDEO/Brazili shkatërron Serbinë me superlojë, Richarlison “merr për dore” Seleciaon. Ja goli...

VIDEO/Brazili shkatërron Serbinë me superlojë, Richarlison “merr për dore” Seleciaon. Ja goli i dytë spektakolar

Brazili i etur për sukses ka marrë një triumf 2-0 ndaj Serbisë, në sfidën e Botërorit të Katarit të luajtur në Lusail Iconic Stadium (Lusail). Një nisje e mirë e kompeticionit madhor, e denjë për një skuadër që kërkon me ngulm takimin me historinë.

Në minutën e 13-të, O’Ney do provonte të realizonte golin më të bukur të botërorit deri më tani. Neymar tentoi të shënonte direkt nga goditja e këndit, por pa ia dalë dot për fare pak

Pak më vonë, Casemiro goditi nga distanca, gjithsesi portieri Milinkovic Savic neutralizoi gjithçka, duke kontrolluar sferën.

Pas gjysmë ore loje radhën e kishte Raphinha, ideja e të cilit kuptohet mirë nga serbët, me prapavijën që largoi topin. Goli i ekipit të Tite do vinte në fillimin e pjesës së dytë, me Richarlison.Goli i sigurisë nuk vonoi shumë, me një lëvizje të bukur po të Richarlison, për t’i dhënë 3 pikët e para Seleciaos.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular