BallinaEkonomiUlet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, ja me sa lekë do...

Ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, ja me sa lekë do të shiten

Bordi Transparencës ka vendosur të bëjë një ulje të lehtë të çmimeve të naftës dhe benzinës. Kështu nafta është ulur me 3 lekë, nga 214 që u vendos para tre ditësh tashmë do të kushtojë 211 lekë.

Ndërsa çmimi i benzinës është ulur me vetëm 2 lekë. Nga 195 që ishte tashmë në tregun me pakicë do të shitet 193 lekë.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e reja do hyjnë ne fuqi sot ne orën 18:00.

Njoftimi i Bordit te Transparencës

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 25 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 848, +8 nga data 21.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 938, -7 nga data 21.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 112. 83 (-2.04 nga data 21.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 118 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular