BallinaKryesore“Revolucioni Portokalli si themel i betejës ndaj ndikimit dhe modelit Rus të...

“Revolucioni Portokalli si themel i betejës ndaj ndikimit dhe modelit Rus të qeverisjes”

Nga Ardit Gjinali

“Revolucioni Portokalli si themel i betejës ndaj ndikimit dhe modelit Rus të qeverisjes”

“Revolucioni Portokalli” ishte thirrja qytetare për dinjitet dhe për respektimin e vullnetit politik të të njëjtëve…thirrja për dinjitetin e një shoqërie…i tilli që tentohej të tjetërsohej nga politika…thirrja për dinjitetin e një kombi që reagoi fuqishëm ndaj ndërhyrjeve Ruse që cënonin vokacionin perëndimor dhe idealin e lirisë të qytetarëve të Ukrainës.
Bota politike perëndimore, e tilla përtej nocionit gjeografik përkujton me respekt dhe përulje njerëzore zhvillimin e të quajturit “Revolucioni Portokalli” , një qëndresë e pakthyeshme qytetare ukrainase në mbrojtje të vlerave më të lira të lirisë dhe vokacionit perëndimor prej nga burojnë të tillat vlera. Faktori ndërkombëtar dhe aleatët perëndimorë mbështetën lëvizjen paqësore qytetare sepse ajo nuk bazohej në destruktivitet apo populizëm dhe nuk ishte një lëvizje vetëm politike, por kombëtare.

Revolucioni Portokalli” mbetet një frymëzim i madh lirie në betejat e vazhdueshme që shoqëri të ndryshme përballen me autokracitë dhe regjimet politike që rreken të uzurpojnë secilën qelizë politike të shoqërive përkatëse….i tilli ishte një lëvizje paqësore që bëri të mundur ndryshimin përmes votës duke respektuar dhe përmbushur vullnetin qytetar.

Qëndresa qytetare ukrainase mbetet modeli dhe shembulli që tejkalon kufijtë gjeografikë të shtetit përkatës….qëndresë qytetare që mbetet modeli i llogarikërkimit ndaj politikës kur e tilla braktis apo harron qëllimshëm angazhimet ;- llogarikërkim jo i shuar në periudhën e mëpasshme sepse idealet e “Revolucionit Portokalli” qëndruan në thelbin e vetëdijes së një shoqërie që thërriste për ndryshim politik, i njëjti asfare mekanik, por thelbësor .
“Revolucioni Portokalli” shënon skalitjen në histori të vetëdijes dhe reagimit qytetar , mbetet një vazhdimësi pozitive që imponon përgjegjshmërinë e trupës politike të një vendi mbi fatet e të njëjtit….përgjegjshmëri e imponuar pozitivisht nga fryma qytetare që qëndron në themel të parimeve dhe idealeve të një lëvizjeje qytetare paqësore.

Revolucioni Portokalli” përmbushi qëllimet dhe jetësoi ndryshimin sepse fuqia e të tillit nuk qëndronte tek e vërteta e një qytetarit, individit dhe nje shoqërie….një shoqëri që dëshmoi reagim në secilën ngjarje të mëpasshme në skenën politike të Ukrainës dhe ndaj vetë drejtuesve të “Revolucionit Portokalli” vetëm gjashtë vite më vonë.

Lëvizja paqësore qytetare në Ukrainën e fundvitit 2004 ishte përgjigja pro aktive ndaj një modeli Rus të qeverisjes të bazuar në kapjen e shtetit, korrupsionin dhe tjetërsimin e vullnetit qytetar….një thirrje zë-lartë , e tilla që u shndërrua në një ortek vlerash qytetare që penguan instalimin politik të satelitëve të Moskës zyrtare.
“Revolucioni Portokalli” ishte këmbana mbi veshët politikë të aleancës perëndimore në lidhje me rritjen e vazhdueshme të ndikimit Rus ….i tilli i dëshmuar mëvonshëm në ndërhyrjen e dhunshme dhe brutale në 2008 në Gjeorgji përkatësisht në Abkahzi dhe Osetinë Jugore, në ndikimin e mëvonshëm në ngjarjet në Ukrainë në vitin 2014, në proçesin zgjedhor në Mal të Zi në 2016 apo në aneksimin e dhunshëm ushtarak të Krimesë duke kulmuar në sulmin ndaj një Republike të pavarur si ajo e Ukrainës në Shkurt, 2022.
Përkujtimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme në kontekstin e ri gjeopolitik thërret angazhimin për një veprim të shpejtë dhe efektiv të së ardhmes për parandalimin dhe kufizimin e ambicieve zgjeruese të fuqive regresive si Rusia, të tilla cënuese për ligjin ndërkombëtar dhe paqen në nivel botëror, gjithashtu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular