BallinaKryesoreDel emri i parë kandidatit të PD për Bashkinë Mirditë. Shqiptaro-amerikani kontribuoi...

Del emri i parë kandidatit të PD për Bashkinë Mirditë. Shqiptaro-amerikani kontribuoi edhe në fitoren e 25 prillit

Pas deklaratës se Alibeajt se PD zyrtare do të këtë shumë shpejt kandidatët e saj, duket se dita-ditës po plotësohen të gjithë në të 61 bashkitë e vendit. Kur tashmë thuajse janë bërë publik emrat për Mallakastrën, Krujën, Lezhën, Dibrën, Kuçovën, Kamzën, Poliçanin, në të tjera Njësi Administrative po dalin emrat si; Kurbin apo dhe Mirditë etj.
Një prej emrave të propozuar nga baza e PD në vitin 2020, koha kur mblidheshin kandidatët për bashkitë dhe deputetët të propozuar në çdo nivel seksioni nga anëtarësia, është edhe emri i shqiptaro-amerikanit Gaspër Lekgegës duke e konsideruar si një person me reputacion në zonë, familje e djathtë dhe më kontribut për të djathtën. Siç duket i të njëjtit mendim janë sërish demokratët teksa e thërrasin në kandidim.
Burime nga  PD konfirmojnë se Gaspër Lekgega është emri me potencial për të kandiduar dhe fituar bashkinë Mirditë. Zoti Lekgega është kreu i degës së PD në Teksas dhe do të lërë Amerikën për të ardhur dhe dhënë kontributin e tij në zonë për një vendlindje më të zhvilluar dhe të begatë!. Kontributi i Gasprit për fitoren e PD ka qenë konkret në terren edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021 ku në Mirditë u arrit një fitore spektakolare me e mirë se asnjëherë tjetër. Mbetet te konfirmohet zyrtarisht dhe nese z.Lekgega do ta pranoj kete sfide se cilave ne fakt nuk iu shmanget asnjehere!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular