BallinaKryesoreDoktor Bilbil Bajraktari shpall kandidimin per Bashkine Kamez, ja çfarë shkruan

Doktor Bilbil Bajraktari shpall kandidimin per Bashkine Kamez, ja çfarë shkruan

Të nderuar bashkëqytetarë, demokratë dhe simpatizant të Partisë Demokratike, duke parë situatën në të cilën gjendet Bashkia Kamëz sot nën drejtimin e Rilindjes, si dhe në mungesë të një alternative përfaqësuese, unë kam vendosur të kandidoj për Bashkinë Kamëz për të ofruar për ju qytetarët e Kamzës në zgjedhjet e ardhëshme vendore, alternativën e Partisë Demokratike.
Një model të ri për drejtimin e bashkisë dhe në shërbim të banorëve të kësaj zone me të cilët kam lidhur jetën duke punuar e jetuar prej shumë vitesh.
Angazhimi im për Kamzën ka qenë paralelisht politikisht dhe profesionalisht. Politikisht që prej themelimit angazhim maksimal në Partinë Demokratike, që nga anëtar i thjeshtë e deri si kryetar i Këshillit Bashkiak nën siglën e PD. Ndërsa profesionalisht jeta ime është e lidhur me qytetarët e Kamzës duke iu shërbyer si mjek e drejtues i Qëndres Shëndetësore.
Unë jetoj në Kamëz dhe ndaj të njëjtat halle e probleme me ju bashkëqytetarët e mi dhe kjo më ka vendosur para përgjegjësisë për të qenë shërbyes i juaj si kryetar Bashkie, që Kamza dhe banorët e saj të kthejnë në duart e tyre pushtetin e vjedhur.
Me mirënjohje i juaji,
Doktor Bilbil Bajraktari.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular