BallinaAktualitetFestime të vakëta në Vlorë, Zilja: Qyteti po boshatiset! Sheshi, krenaria e...

Festime të vakëta në Vlorë, Zilja: Qyteti po boshatiset! Sheshi, krenaria e vlonjatëve, nuk është më

Dhe pse udhëheqësit e dy shteteve shqiptare zbarkuan sot në Vlorë, për ish-deputetin dhe ish-kryetarin e  Bashkisë së Vlorës nga 1996-1997, Gëzim Zilja, festimet ishin të vakëta për Ditën e Flamurit

Në studion e Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma ai renditi dhe arsyet.

Zilja: Ishte një festë e vakët dhe ka dy arsye. E para se Vlora çdo ditë që kalon boshatiset, ka shumë pak njerëz që banojnë aty, sidomos në dimër. Së dyti vlonjatët janë ftohur pak nga ana patriotike, nga ana shpirtërore, nga ana e frymës për arsye se sheshi i Flamurit që kanë ata, krenaria e tyre është tjetërsuar krejtësisht.Nuk e kanë dashur dhe nuk e duan një shesh të tillë dhe ai është ende i pambaruar. Gjithçka e bukur që ka qenë aty është shndërruar, nuk e ndjejnë më si sheshin e tyre. Kjo ndodh dhe me Shtëpinë e Pavarësisë, është pothuajse e njëjta gjë. Nuk është ajo shtëpi që ata duan të shikojnë, të vizitojnë, që duan të krenohen. Por edhe sheshi i bashkisë. Ai është ndërtuar dhe rindërtuar tre herë, por ky i fundit është jashtë çdo lloj logjike. Ajo copë betoni për çfarë shërben? Nuk ka socialistë dhe nga ata ekstremistët, qëe u vetë gjuha poshtë, këtë radhë nuk gjejnë arsye. Thonë çfarë është ky beton i mbirë?

Paçka se qeveria Rama ka qenë dorëlëshuar sa i takon investimeve në këtë qark, publicisti dhe studiuesi thotë se nuk kanë shkuar në destinacionin e duhur

Zilja: Investimet miliardëshe janë investuar kryesisht për apartamente banimi, beton dhe asnjë gjë tjetër. Çfarë ju ofron Vlora? Veç diellit që e ka bërë Perëndia dhe atij gjiri të mrekullueshëm, të gjitha të tjerat që janë bërë 10 vitet e fundit nuk shërbejnë për të tërhequr njerëzit. Vlora me të vërtetë ofron të hash një darkë të mirë dhe ti vish rrotull Lungomares ku nuk ke as park pushimi, asnjë akuadrom, asnjë muze, asnjë teatër veror, asnjë kinema verore. Një nënë me fëmijë ka shkuar me pushime, do të dalë për darkë, çfarë do të bëjë? Nuk gjen një çezmë për tu freskuar njerëzit.

Festime të vakëta në Vlorë, Zilja: Qyteti po boshatiset!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular