BallinaProfilTë bësh emrin e mirë duhet vetëm punë. Historia e suksesit te...

Të bësh emrin e mirë duhet vetëm punë. Historia e suksesit te vellezerve Cufaj dhe “Big Boss Services UK Ltd”

Të përshtatesh është një gjë, por të bësh emrin e mirë duhet punë„Big Boss Services UK Ltd“ është një firmë ndërtimi e ndërtuesve të përgjithshëm me bazë në Londër për t’i shërbyer klientëve në të gjithë territorin e mundshëm. Me mbi 15 vjet përvojë në industrinë e ndërtimit, „Big Boss Services UK Ltd“ kanë një njohuri të gjerë dhe të thellë të asaj që është e mundur në shërbimet e përgjithshme të ndërtimit, mirëmbajtjes dhe rinovimit.
Me përvojë në të gjitha aspektet e duhura të ndërtesave, misioni i tyre thotë Drejtuesi i kësaj Kompanie Gazmend Cufaj, „është të kryejmë punë me cilësi të lartë, në kohë dhe me çmime të përballueshme. Ne ofrojmë një shërbim të plotë, duke u kujdesur për çdo fazë të çdo projekti ndërtimi që nga planifikimi deri në përfundim. Ekipi ynë merr përsipër të gjithë punën me kujdes, saktësi dhe efikasitet për t’u siguruar që ju të jeni të kënaqur me rezultatin përfundimtar. Nëse jeni duke kërkuar për ndërtues të përgjithshëm të besueshëm në Jlondër e më gjerë, dhe klietëve u themi gjithnjë se keni ardhur në vendin e duhur.“

Kështu mirëbesimi është në çdo kohë. Edhe në kohë me diell, shi e dëborë, sikurse është këto ditë të Dhjetorit me temperatura nën zero dhe me rënie të dëborës së bardhë. „Big Boss Services UK Ltd“ është gjithnjë në drejtim të fjalës së dhënë dhe gjithnjë është në shërbimin parësor të klientëve. Së shpejti „Big Boss Services UK Ltd“ do të organizojë analizën vjetore të kompanisë dhe për këtë rast do të ketë një mbrëmje festive për të gjithë stafin dhe angazhuesit e saj, ndaj të gjithë tashmë janë duke sfiduar motin dhe kohën, ditët me të ftohtë e me temperatura të ulëta, për të përcaktuar atë që është thelbësore realizimin e projekteve në kohën e duhur.

Edhe në fotografinë që shikoni, dy vëllezërit Cufaj, nuk kanë pozuar thjesht për të treguar borën londineze në bagraund, por për të treguar se ata, si malësorë me origjinë dinë të përballen me kushte të tilla dhe të bëjnë më të mirën, duke ngritur e nderuar kodo dhe kurdoherë emrin eshqiptarit në UK. Në një bisedë të lirë me ta Mondi dhe Gazi na thonë njëzëri gati, „se vetëm me punë e përkushtim, krjohet respekti dhe emri i mirë, dhe vetëm kështu u jepet përgjigjja e duhur ayre që përgojojnë shqiptarët“. Pra, të përshtatesh është një gjë, por të bësh emrin e mirë duhet punë dhe vetëm punë e përkushtim profesional. Marre nga fjalaelire.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular