BallinaPolitikeKreu i PLL, Shpetim Axhami: Të hapen listat për kêshilltarët bashkiak, jo...

Kreu i PLL, Shpetim Axhami: Të hapen listat për kêshilltarët bashkiak, jo këshilla bashkiak të marrë peng!

spot_img
spot_img
Nga Shpetim Axhami (Kreu i PLL)
Të hapen listat për kêshilltarët bashkiak, jo këshilla bashkiak të marrë peng!
Sot në Kuvend gjendet nje projektligj i cili parashikon që në zgjedhjet e 14 Majit 2023, të kemi lista të hapura për kandidatët për Këshillat Bashkiak, i propozuar ky projektligj nga vetë qytetarët me inisiativën e konstitucialistit z.Kristaq Kume. etj.
Gjithashtu në Komisionin e Reformës Zgjedhore, nga bashkekryetari i saj z.Alibeja është bërë një propozim po i tillë.
Nuk e kuptojmë dhe shpreh shqetësim të thellē pse anashkalohet ky propozim qytetarë dhe pse mazhoranca nuk e pranon një propozim të tillë.
Eshtë tepër shqetësuese se si demokracia është kapur nga gryka dhe se si funksionon pluralizmi politik ne Shqipëri.
Te kerkosh që edhe listat e këshilltarëve ( keshilltari i radhes) të varen nga kryetari i partisë e jo nga vetë qytetari që është i lidhur direkt me të, êshtë e pafalshme deri edhe e turpshme, kësaj i bie që këtu të mos flitet më për jetë politike e demokraci të lirë zhvillimi, por te flitet për tutelë dhe vetvendosje kryetaresh.
Kjo behet që këshilli bashkiak të mbetet imarrë peng dhe keshilltari te mbetet vegel e kryetarit duke votuar çdo projekt-vendim që atyre ju vihet përpara.
Duhet me patjetër që projektligji i propozuar në kuvend për hapje të listave për kandidatët për këshilla bashkiak të miratohet sa më shpejt.
Kjo vetëm shëndosh më tepër demokracinë dhe bën që këshillat bashkiak të jenë më tepër funksional dhe në shërbim të qytetarëve.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular