BallinaBotaPutini ka bërë gati terrenin për të pushtuar një tjetër vend…

Putini ka bërë gati terrenin për të pushtuar një tjetër vend…

Vendi më i varfër evropian është nën sulmin e Kremlinit, i cili dëshiron ta destabilizojë atë përmes protestave të paguara për shkak të mungesës së energjisë dhe inflacionit.

Pra presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka nisur përgatitjen e terrenit për të pushtuar sa më kollaj, Moldavinë, një vend i vogël që po kalon periudha të vështira në të gjithë historinë e saj. Nga njëra anë  mungesa e gazit natyror që vinte nga Rusia dhe nga ana tjetër mungesa e energjisë elektrike që sigurohej nga Ukraina ka rritur zemërimin e popullit Moldav.

Kjo mungesë normalisht ka ndikuar në rritjen e çmimit të faturave, por nuk është vetëm kjo.

Një problem tjetër janë edhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike. Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit të vogël verior Orhei, Pavel Verejanum zemërimi i njerëzve ka arritur kulmin. Ai thekson se njerëzit e ndalin në rrugë dhe e pyesin se kur do të kenë një protestë tjetër duke vënë në pah kështu zemërimin e popullsisë ndaj qeverisë qendrore që është properëndimore.
Sipas popullit qeveria qendrore është tashmë një qeveri e dështuar dhe duan të sigurojnë një marrëveshje me Rusinë për të pasur furnizim të rregullt. Por dëshira për protesta vjen edhe nga një faktor tjetër.
Sipas gazetës prestigjiozë The New York Times ka njerëz që janë të pagur për të organizuar protesta të cilat kanë filluar që nga shtatori duke bërë thirrje për largimin e presidentes së Moldavisë Maia Sanda e cila është një ish-zyrtare e Bankës Botërore.
Këto protesta po organizohen nga partia politike e kryebashkiakut Orhei Pavel Verejanu, i cili mbështet forcën politike që është deklaruar publikisht pro-ruse  e udhëhequr nga paraardhësi i tij IlanM. Shor, një mashtrues ky i dënuar dhe i arratisur i cili sipas zyrtarëve vendas po bën përpjekje që krizën energjetikë të vendit ta përdorë për të krijuar një krizë politike që do të vinte nën kërcënim autoritetin vendor. Zemërimi për çmimet e larta të energjisë elektrike ka pasur  në të gjithë vendet Evropiane.
Kjo i ka dhënë Moskës shpresë që vendet evropiane do të minimalizonin mbështetjen publike për Ukrainën. Falë kësaj krize Moska  ushtron presion ndaj qeverive perëndimore që të tërhiqen nga sanksionet qe i ‘u vunë Rusisë pasi pushtoi vendin fqinjë. Aktivistët pro-rusë të së majtës dhe të djathtës ekstreme kanë ndihmuar në mobilizimin e qytetarëve për të protestuar për çmimet e larta të energjisë në Republikën Çeke, Gjermani dhe disa vende të tjera evropiane.
Por këto protesta kanë qenë më pak të shpeshta dhe shumë më pak të financuara sesa mitingjet javore në Moldavi, një vend veçanërisht i cenueshëm për shkak të përçarjeve të tij të gjata politike, ekonomike dhe gjuhësore.

Kremlini jo vetëm që ka krijuar pakënaqësi publike në Moldavi por përmes aleatëve Lokalë si Shor ai ka arritur gjithashtu që të rrisë pakënaqësinë tek populli duke me qëllimin që ta nxjerre atë në rrugë për protesta me qëllim rrëzimin eqeverisë pro-perëndimore të vendit

Ministri i Jashtëm i Moldavisë Nicu Popesku  ka deklaruar se çdo ngjarje që ndodh në këtë vend janë të lidhura me njëra tjetrën. Nuk e mohon faktin e një krize energjetikë në vend ministri i jashtëm, por hedhe poshtë më përbuzje dhe urrejtje të gjitha përpjekjet që behën për të manipuluar popullin duke përdorur si shkak krizën energjetikë.

Rezultati, thotë ai, është një krizë energjetike e krijuar nga Rusia dhe duke u shfrytëzuar nga grupe që mbështesin hapur Rusinë për të destabilizuar qeverinë.

Një vend i vogël, por me rëndësi strategjike, i vendosur midis Rumanisë, një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian si dhe Ukrainës, Moldavia ka qenë në epiqendrën e tensionit intensiv gjeopolitik midis Lindjes dhe Perëndimit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Politikanët vendas, të mbështetur nga Moska apo Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian, kanë shkëmbyer lojëra pushteti në një seri të gjatë qeverish të paqëndrueshme në Kishinau.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular