BallinaBotaDeklarata ‘bombë’ e ekspertit: Fundi i Putinit është i afërt, si po...

Deklarata ‘bombë’ e ekspertit: Fundi i Putinit është i afërt, si po e mbajnë gjallë mjekët perëndimorë. Ja kujt pritet t’ia lërë stafetën

Vladimir Putini jeton dhe mbretëron nën kujdesin e pandarë të mjekëve të huaj. Kështu raportojnë mediat britanike, duke cituar një shkencëtar politik rus me kontakte në Kremlin.
Pavarësisht se perëndimi ka vendosur sanksione ndaj presidentit rus dhe regjimit të tij, mjekët që janë vazhdimisht pranë tij nuk janë rusë, por perëndimorë dhe madje i japin atij trajtimet më të avancuara perëndimore për të trajtuar përhapjen e kancerit, thotë eksperti rus, Valery Solovey, për mediat ukrainase.
Siç raporton gazeta britanike “Mirror”, Solovey theksoi duke folur për kanalin ukrainas në YouTube “Odesa Film Studio” se: “Mund të them se pa këtë trajtim “të huaj”, Putini definitivisht nuk do të ishte në jetën publike të Federatës Ruse. Mjekët janë duke përdorur trajtimet më të avancuara që Rusia nuk mund t’i ofrojë… Do të thosha se trajtimi që po kalon është shumë i suksesshëm. Ata e kanë trajtuar shumë mirë. Megjithatë, fundi i tij tashmë është i dukshëm, edhe sipas mjekëve që kanë marrë përsipër trajtimin, sepse asnjë ilaç nuk mund të jetë 100% i suksesshëm ”, shton ai. Valerie Solowayai është një ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO) dhe i diplomuar në një shkollë të specializuar në trajnimin e spiunëve dhe diplomatëve. Ai ka pohuar prej muajsh se ka informacion të brendshëm për shëndetin e brishtë të Vladimir Putin.
Informacioni i politologut rus del në dritë pasi qeveria e Kievit thotë se Vladimir Putin “duhet të kthehet në realitet ” në përgjigje të pretendimit të tij se është gati të negociojë me ukrainasit për t’i dhënë fund luftës, shkruan gazeta britanike “Metro”
Pasardhësit e mundshëm të Putinit
Sipas planit të tij, kur të mos vazhdojë më të jetë në pushtet, Putin do t’ia dorëzojë frenat e vendit ministrit 45-vjeçar të Bujqësisë rus, Dmitry Patrushev, i cili konsiderohet një politikan “pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije” në atdheun e tij. Por Putini i beson verbërisht Dmitrit pasi ai është djali i ndihmësit të tij të lartë të sigurisë, Nikolai Patrushev.
71-vjeçari Nikolai, një mbështetës i vendosur i Putinit, është një kundërshtar i Perëndimit, një ish-kreu i FSB-së (ish-KGB) dhe një arkitekt kryesor i luftës në Ukrainë. Një tjetër pasardhës i mundshëm i Putinit është Alexei Dyumin, 50 vjeç, ish-truproja e presidentit rus dhe ish-zëvendësministër i Mbrojtjes. Të dy këta zyrtarë u takuan të premten, më 23 dhjetor, kur vizituan një fabrikë të madhe armësh në rajonin Tula të Rusisë perëndimore, ku Alexei është guvernator.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular