BallinaBotaVIDEO/ Arrestohet djali i famëkeqit “El Chapo”, shpërthen dhuna në Meksikë, SHBA...

VIDEO/ Arrestohet djali i famëkeqit “El Chapo”, shpërthen dhuna në Meksikë, SHBA kishte ofruar 5 mln dollarë shpërblim

Dhuna ka shpërthyer në veri-perëndim të Meksikës pas raportimeve se djali i mbretit famëkeq meksikan të drogës “El Chapo” është arrestuar. Mediat lokale pretendojnë se arrestimi i Ovidio Guzmán-López ndodhi në qytetin Culiacán në Sinaloa gjatë natës të së mërkurës, raporton BBC.

Ai mendohet të jetë një anëtar i rangut të lartë të kartelit Sinaloa – një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë. Në qytet janë raportuar të shtëna me armë dhe sulme.

Kryebashkiaku Juan de Dios Gamez konfirmoi në Twitter se forcat e armatosura federale kanë kryer një operacion në Culiacán që nga agimi i së enjtes dhe se kjo ka shkaktuar dhunë në qytet dhe pjesë të tjera të shtetit.

“U kërkojmë qytetarëve të Culiacán-it të mos largohen nga shtëpia për shkak të bllokadave që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit”, tha ai.

Forcat meksikane të sigurisë kishin arrestuar më parë Guzmán-López në vitin 2019, por e liruan atë për të shmangur kërcënimin e dhunës nga mbështetësit e tij

Departamenti Amerikan i Shtetit pretendon se ai dhe vëllai i tij, Joaquín, janë aktualisht duke mbikëqyrur afërsisht njëmbëdhjetë laboratorë metamfetamine në shtetin e Sinaloas dhe duke prodhuar rreth 1,300-2,200 kg drogë në muaj.

Në dhjetor, SHBA-ja njoftoi një shpërblim deri në 5 milion dollarë për informacionin që çon në arrestimin e Ovidio dhe tre vëllezërve të tij, të cilët mendohet se kanë mbajtur pozicionet e tyre komanduese në grup.

Ndërkohë babai i tyre “El Chapo” po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular