BallinaBotaVIDEO/Presidenti urinoi në pantallona gjatë ceremonisë zyrtare, arrestohen gazetarët që e filmuan

VIDEO/Presidenti urinoi në pantallona gjatë ceremonisë zyrtare, arrestohen gazetarët që e filmuan

Gjashtë gazetarë në Sudanin e Jugut janë arrestuar pasi filmuan momentin kur presidenti Salva Kiir Mayardit ka urinuar në pantallona gjatë një ceremonie zyrtare
Videoja nuk u transmetua kurrë në televizion, por më pas qarkulloi në rrjetet sociale. Kiir ka qenë president që kur Sudani i Jugut fitoi pavarësinë në vitin 2011.
Gjatë kohëve të fundit kanë qarkulluar shumë zëra se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, por zyrtarët qeveritarë i kanë mohuar vazhdimisht.
Të arrestuarit janë operatorët e kamerave Joseph Oliver dhe Mustafa Osman, redaktori i videos Victor Lado, kontribues Jacob Benjamin, Cherbek Ruben dhe Joval Toombe nga dhoma e kontrollit, tha Oyet.
Sipas ligjit, autoritetet e Sudanit të Jugut lejohen të ndalojnë të dyshuarit vetëm për 24 orë përpara se t’i sjellin para një gjyqtari.

Incidenti “përputhet me një model të personelit të sigurisë që përdor ndalimin arbitrar sa herë që zyrtarët e konsiderojnë mbulimin e pafavorshëm”, tha përfaqësuesi i Afrikës Sub-Sahariane për Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, Muthoki Mumo.

Kujtojmë se vendi ka qenë i përfshirë në konflikt për pjesën më të madhe të dekadës së fundit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular