BallinaKultureSi e njohëm pedagogen Iris Halili në auditor...

Si e njohëm pedagogen Iris Halili në auditor…

Nga Dr. Albert Gjoka
“Në kapërcyell të ndërrimit të sistemeve politike në Shqipërinë e viteve ‘90, receptimi i letërsisë ishte bjerrur të atë farë feje saqë artit të fjalës i ishte tharë palca në asht. Asokohe, pjesa më e madhe e letërsisë moderniste dhe postmoderniste njihej fare pak edhe në auditoret ku përgatiteshin mësuesit dhe kritikët e ardhshëm të letërsisë, ndërsa ishin përkthyer autorë që numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Metodat sociologjike dhe historiciste të interpretimit të teksteve letrare i kishin kthyer auditoret në mjedise të përgjumuara nga klishetë bajate, dhe ku letërsia e kishte humbur rëndesën e vet për të transformuar jetë njerëzish. Pikërisht, në atë periudhë, në vitet 1995-96, ne si studentë të degës së letërsisë në Fakultetin Histori – Filologji, në Universitetin e Tiranës u njohëm me lektoren e re Iris Haili, e cila shfaqej me një stil të ri komunikimi dhe me një qasje tërësisht të re të leximit të teksteve letrare. Provokuese, sfidante dhe kërkuese, – pedagogia Halili i dha shtysë të fortë metodës psikanalitike të studimit të tekstit, falë njohjes së thelluar të letërsisë botërore të Shekullit të XX, përvetësimit të teorive të psikanalistit Zigmund Freud dhe ideve të mëdha që formësuan shekullin e kaluar. Për herë të parë, ne si studentë u njohëm me letërsinë feministe, përmes protagonisteve të spikatura si Virginia Woolf, Simone de Beauvoir, Toni Morrison, Sylvia Plath, etj., dhe feminizmin si një lëvizje kulturore dhe ideore që lindi dhe u zhvillua përgjatë shekullit të kaluar. Padyshim, një ndër gjërat më të paharrueshme në leksionet me pedagogen Iris Halili janë debatet e zjarrta që përcillnin leksionet dhe seminaret në autore, të cilat ndizeshin dhe zhvilloheshin edhe më shumë falë profili të ri dhe të pangjashëm të lektores dhe studiueses Iris Halili. E tillë ka mbetur e fiksuar në kujtesen time pedagogia e letërsisë moderne Iris Halili. Edhe sot e kësaj dite, – pas më shumë se 25 vitesh, kjo mënyrë e mësimdhënies së letërsisë, kjo qasje interpretuese e tekstit dhe ky profil i pedagogut, në mënyrën sesi e zhvillon orën e leksionit dhe ndërvepron me studentin, – mbeten e vlerësueshme, dhe përmbush në mënyrë të kënaqshme nevojat për të gjithë ata lexues që duan të zbulojnë honet më të thella të artit të fjalës”.
Librin “Letërsia në psikanalizën e Freud-it dhe dilemat ekzistenciale” e gjeni online tek Bukinist.al:
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular