BallinaKryesore“More tokën e ia dhe nipit, ia hoqe fëmijëve tanë”/ Prona fut...

“More tokën e ia dhe nipit, ia hoqe fëmijëve tanë”/ Prona fut në sherr çiftin e bashkëshortëve, burri-gruas: E di kam bërë gabim, por mos më lë…

Prona është bërë “mollë” sherri mes një çifti bashkëshortësh në rubrikën “Shihemi në gjyq”. Gruaja, Zejnepi deklaroi gjatë seancës së sotme se i shoqi i dha një tokë nipit të tij dhe ka lënë pa gjë gruan dhe fëmijët.

Nga ana e tij, Isai pranon se ka bërë gabim dhe i kërkon ndjesë të shoqes së tij. Më pas, ai i kërkon bashkëshortes që ta falë dhe të mos e lërë vetëm.

Isai: Përshëndetje Zejnepi mbretëreshë!

Zejnepe: Rri atje ti, rri atje.

IsaiPo pse me të rri atje?

Zejnepe: Për çfarë më ke thirrur këtu?

Isai: Të kam thirrur sepse nuk më saluton, ishim te porta dhe nuk më fole.

Zejnepe: Pse të të salutoj?

Isai: Pse çfarë të kam bërë unë? Nuk kam bërë ndonjë…

Zejnepe: Nuk ke bërë asnjë gjë fare? Ke marrë tokën dhe ia ke dhënë nipit.

Isai: Po hë me se nipi gjaku im është!

Zejnepi: Ia ke hequr fëmijëve, Ia ke hequr gruas, Ia ke dhënë nipit pa dijeninë tonë.

Isai: Unë ia dhashë me gjithë shpirt dhe gjithë zemër, ta dijë dhe ky publiku i mrekullueshëm. Po afrohu pak të të salutoj.

Zejnepe: Jo, jo, rri atje tek vendi.

Isai: Po sa pas dore më ke lënë, nuk ke mëshirë për mua?

Zejnepe: Lëri këto këngë se kam ardhur deri këtu, në fyt. Shko tek vendi.

Isai: Unë tek vendi do shkoj, po nuk pranove ti, po unë kam ardhur të ulem, të them një diçka. Kam bërë gabim dhe unë për këtë, jo se të kërkoj ndjesë, por të them dy fjalë, mos më lër të vetmuar.

Zejnepe: Zonja Eni, lëre çfarë thotë ky.

Ardit Gjebrea: Me gjithë këto fjalë të ëmbla, të bukura, në këtë mënyrën poetike se si shprehet…

Zejnepe: Ky ka qenë në Itali.

Isai: O Nejpi po unë poet nuk jam që të shkruaj poezi, po jam një burrë dhe një zemër e sinqertë që gjithmonë kam menduar për ty dhe për familjen.

Zejnepi: E di po e prishe në fund, e di po e prishe, s’pyete për mua dhe fëmijët fare. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular