BallinaKultureYjet që shkëlqyen në tapetin e kuq: Personazhet e veshur më mirë...

Yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq: Personazhet e veshur më mirë në “Critics’ Choice”, Los Angeles

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve “Critics’ Choice”, që u mbajt në Los Angeles solli një larmi ngjyrash dhe modelesh që spikatën në tapetin e kuq. Nga fustanet asimetrike deri tek dizajnet e mrekullueshme, materiali në vijim ju njeh me personazhet e famshëm që u veshën më bukur.

Yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq: Personazhet e veshur më

Ceremonia e “Critics’ Choice Awards” u rikthyen pas pandemisë dhe të gjithë sytë ishin në tapetin e kuq ndërsa yjet mbërritën në hotelin “Fairmont Century Plaza” të Los Anxhelosit. Shumë nga të pranishmit zgjodhën fustane të zinj,  por kishte shumë silueta tërheqëse mes tyre, nga fustanet asimetrike deri tek dizajni i mrekullueshëm i Angela Bassett.

Lily James, e nominuar për rolin e saj në “Pam & Tommy”, mahniti me një fustan të zi, Oscar de la Renta, me një hark të madh mëndafshi në bel

Nuk munguan as ngjyrat me yllin e “Everything Everywhere All at Once”, Michelle Yeoh e veshur me një fustan rozë dhe të zi të Carolina Herrera me mëngë dramatike dhe Julia Garner që mbërriti me një fustan të kuq të pastër Ferragamo.

Diku tjetër, spikatën metalet dhe teminat. Aktorja e “The White Lotus” Aubrey Plaza bëri përshtypje me një fustan të ndezur Louis Vuitton me thekë shumëngjyrëshe e, ndërsa ylli i “The Woman King” Thato Mbedu kishte veshur një fustan me zbukurime ari, argjendi dhe bronzi.

Yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq: Personazhet e veshur më

Të nominuarat Amanda Seyfried dhe Sheryl Lee Ralph, të “Abbott Elementary”, zgjodhën të dyja fustanet e arta nga Dior dhe Louis Vuiton.

Burrat në mbrëmje kishin zgjedhur një sërë nuancash, nga kostumi Zegna me ngjyrë deveje të Andrew Garfield deri tek veshja e bukur e ngjyrës së errët të Henry Golding.

Ke Huy Quan, Billy Eichner dhe Harry Shum Jr. ishin në mesin e të pranishmëve të shumtë që erdhën me nuancat e gështenjës, në një natë ku shumë të ftuar meshkuj i ishin shmangur kodit të veshjes konvencionale të kravatës së zezë.

Yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq: Personazhet e veshur më

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular