BallinaKryesoreLargimi i “bluzave të bardha”/Qamil Dika: Paga e mjekut të vendoset nga...

Largimi i “bluzave të bardha”/Qamil Dika: Paga e mjekut të vendoset nga tregu. Autonomia spitalore, zgjidhje e problemit (VIDEO)

Pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë Qamil Dika duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi problematikën e largimit të “bluzave të bardha” nga Shqipëria, renditi si dy nga arsyet kryesore, nivelin e pagave dhe infrastrukturën në institucionet e shërbimit dhe kujdesit mjekësor. Sipas Dikës, në momentin që do vendosë tregu pagën e një mjeku dhe infermieri, fenomeni do fillojë të zgjidhet. Ai theksoi se autonomia spitalore do ishte zgjidhja përfundimtare e këtij problemi.

Ndërkaq, duke folur në lidhje me radhët dhe dyndjet e qytetarëve në Urgjencë dhe Pediatri, Dika apeloi për një planifikim më të mirë.

Në këtë muaj i afrohemi pikut të virozëve të stinës, dhe ka një ngjeshje të prindërve që dërgojnë fëmijët pranë Pediatrisë. Në ditë të caktuara, si pasojë e mosplanifikimit të duhur, ka radhë që rezonojnë deri në problematika të caktuara të pacientëve dhe qytetarëve tanë. Një planifikim më i mirë do ishte lehtësim për pacientët dhe qytetarët. Qytetarët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm që të mos e lënë të shtyhet sëmundja e tyre dhe fëmijëve dhe të shkohet në momentin kritik pranë institucioneve”.

Dika tha se duhet të kemi në konkurrencë të pastër mes institucioneve publike dhe private.

Ky fenomen, u bë gati mbi 5 vite, ose rreth një dekadë që përballet shoqëria jonë. Është një plagë e sistemit tonë shëndetësor. Largimi i burimeve njerëzore është gjithmonë një moment kritik me të cilën përballemi, sepse s’i kemi kaq të shumta. Ikja në drejtim kryesisht të Gjermanisë është një situatë që duhet të na bëjë të analizojmë më mirë s’i mund t’i kënaqim këta mjekë, këto profesionistë, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për mjekët, infermierët, laborantët, farmacistët, stomatologët, po shkojnë drejt largimit. Kjo vjen si pasojë e pagës, por edhe infrastrukturës që ofrojnë institucionet e shërbimit dhe kujdesit shëndetësor. Ka iniciativa pozitive në drejtim të rritjes së pagës, por duhet të bëhet më shumë.

Zgjidhja do ishte konkurrimi me paga reale të institucioneve që ofrojnë shërbim shëndetësor publik. Pasi privatët kanë nivelin e tyre të pagave sipas mundësive që kanë. Në momentin që do vendosë tregu pagën e një mjeku dhe infermieri, fenomeni do fillojë të zgjidhet. Autonomia spitalore do ishte zgjidhja përfundimtare e këtij problemi. Nuk mund ta shmangim këtë problem, sepse edhe vende si Italia përballet me ikjen e mjekëve. Zgjidhja më emergjente që mund të bëjmë është planifikimi më i mirë i burimeve njerëzore. Autonomia spitalore konsiston në konkurrimin e tyre për menaxhimin e burimeve financiare. Në momentin që qytetari do zgjedhë shërbimin, ka ardhur koha që të paguajë. Nëse do kemi konkurrencë të pastër mes institucioneve publike dhe private atëherë do zgjidhet ky problem.

Do zgjidhet jo vetëm çështja e pagave, por edhe e cilësisë së shërbimit shëndetësor. Specializimet do ishte më mirë që studentët t’i zgjidhnin. Ka një sërë problematikash të akumuluara ndër vite. Për një periudhë afatmesme mund të normalizohet kjo situatë. Puna e sistemit duhet të jetë e atillë për përmbushjen e sa më shumë interesave që kanë mjekët e rinj. Në plan të parë është paga dhe riorganizimit të burimeve në brendësi të sistemit. Profesione të tilla si IT, Teknologji Informacioni, janë edhe më të pëlqyera dhe të paguara. Profesione që kërkojnë impenjim madhor, në plan të parë s’janë aq të preferuara. Qytetarët tanë e kanë si edukim ndër breza që mjekësia është mision dhe një status social që të ndryshon jetën. Shteti duhet të jetë një rregullator më i mirë për përmbushjen e aspiratave të studentëve tanë”.

Lidhur me sistemin arsimor Dika tha se ai duhet të bëjë më shumë në drejtim të edukimit, nga parashkollori deri në klasën e 12-të

Ne aktualisht kemi një kurrikul nga klasa e parë deri në klasën e 12, që quhet kurrikula e edukimit fizik dhe shëndetësor. Por nuk mjafton vetëm kaq, duhet bërë më shumë nga sistemi arsimor, një nxitje për plotësimin me një kurrikul dhe aftësim të mësuesve. Edukimi shëndetësor mund të paraqitet si një urgjencë kombëtare. Ne si psikologji kombëtare gjërat i lëmë në momentin e fundit dhe pastaj përballemi me drejtuesit e institucioneve, madje edhe me vetë mjekët. E kërkojmë zgjidhjen nga personeli në mënyrë magjike. Qytetarët duhet të jenë më të përgjegjshëm në raport me përgjegjësitë ndaj shëndetit. Impenjimi duhet të vijë nga i gjithë sistemi nga e gjithë shoqëria. Sistemi arsimor duhet të bëjë më shumë në drejtim të edukimit, nga parashkollori deri në klasën e 12-të. Ne bëjmë kontrollin sistemik, por janë pak individë që bëjnë kontroll të shëndetit në mënyrë ciklike”.

Ai u ndal edhe te ndarja nga jeta e mjekut Isuf Kalo duke e konsideruar këtë të fundit një kolos të shoqërisë.

Pavarësisht moshës ishte një njeri modern, ishte një kolos i shoqërisë sonë. Nëse kemi një Kadare në fushën e letrave, kemi profesor Isuf Kalon në mjekësi. Ishte një intelektual i mirëfilltë, një figurë poliedrike e shoqërisë sonë. Ai hyri në histori përmes stetoskopit dhe bluzës së bardhë”.

Sa i takon zgjedhjes së një pjese të shqiptarëve për t’u kuruar jashtë vendit Dika tha:

Shqiptarët harxhojnë para shumë në drejtim të trajtimit të tyre. Shqiptarët duan cilësi edhe në shërbimin shëndetësor. Duke tentuar për më mirë paguajnë më shumë para. Unë mendoj se kjo situatë do të vazhdojë. Ne akoma paguajmë vetëm 3,4 për qind të pagës për sigurimet shëndetësore. Jemi të fundit dhe para nesh është Kosova me 7 për qind të pagës. Për sa kohë që paguajmë një shumë minimale s’mund të pretendojmë cilësi”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular