BallinaKultureAmbasada e RSH në Athinë/Shkrimtari i njohur shqiptar në Greqi Thanas Medi,...

Ambasada e RSH në Athinë/Shkrimtari i njohur shqiptar në Greqi Thanas Medi, Histori suksesi

Postimi i plotë në faqen zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Greqi:

✍️ 𝑯𝒊𝒔𝒕𝒐𝒓𝒊 𝒔𝒖𝒌𝒔𝒆𝒔𝒊 – 𝑻𝒉𝒂𝒏𝒂𝒔 𝑴𝒆𝒅𝒊

📄 Thanas Medi u lind më 1958, në Dhoksat të Gjirokastrës, krahina e Lunxhërisë që tashmë është edhe muza e tij. Në vitin 1988 u diplomua për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Më pas punoi si mësues deri më 1994 dhe më pas emigroi në Greqi, ku jeton me familjen.

📈🖋️ Edhe pse i larguar prej vitesh letërsia e tij vazhdon të ketë si truall të saj Shqipërinë. Hapat e parë në letërsi ishin publikimet me poezi dhe prozë të shkurtër në gazeta e revista të ndryshme letrare. Por krijimtaria e tij që e ka bërë të njohur për lexuesin është gjinia e romanit. Thanasi ka botuar disa romane, “Hija e mallkuar”, “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, “Valsi i një dasme fantazmë”, “Kohë e djegur”. Shumë nga romanet janë përkthyer në gjuhët greke, italiane, angleze, franceze. Emigrimi për shkrimtarin nuk është privilegj, është mundësi në sferën emocionale, në shkallën e lartë të përjetimit, ndjenjës, mallit për vendlindjen, fëmijërinë, për të munguarën. Medi në krijimitarinë e tij nëpërmjet një origjinaliteti vetjak, të mbështetur thellë në rrënjët e traditës folklorike të zonës prej nga vjen, bën një rrëfim që rrjedh natyrshëm. Është ky origjinalitet, kjo mënyrë e thjeshtë dhe e natyrshme rrëfimi, që e bën veprën e shkrimtarit shumë të pëlqyer dhe të lexueshme. Pena tij vlerësohet nga kritika si një penë virtuoze, mjeshtër i kompozicionit, dialogut të koncentruar, gjuhës së larmishme dhe vizatimit me ngjyra origjinale të atmosferës letrare. Dhe një penë e tillë do të vleresohej edhe me çmime, me çmimin “Jakov Xoxa”, nga klubi i shkrimtarëve “Drita”, ndërsa romani “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, me “Çmimin e Madh Kombëtar për Letërsinë”, si romani më i mirë i vitit 2013.

📝Thanas Medi është me origjinë arumune/armene, dhe në romanet e tij ofron traditat, kulturën e këtij komuniteti duke u fokusuar tek miti, historia, antropologjia, psikologjia, politika e etnologjia. Vllehët, përshkruhen në veprat e shkrimtarit me një nerv të gjallë e ndjeshmëri të lartë, për të sjellë mjeshtërisht zakonet, ritualet, kostumet, solidaritetin dhe unitetin e tyre. Urimet që vllehët i bënin njeri-tjetrit, ai i ka pare dhe përshkruar si poezi, si këngë pa të cilat nuk mund të jetonte. Thanas Medi e përshkruan kështu etnitetin e tij si vendi ku ai ndihet vetvetja, ku gjen rrënjët, origjinën, ndërgjegjen, gjakun e tij. Prandaj ai në ҫdo roman e cilëson komuntetin vlehh si një grup i veçantë etnik, i fortë, paqësor, i bukur, fisnik, që bën shumë për të tjerët, duke na dhënë kështu mundësinë të shohim e njohim një popull të tërë, të mësojmë për zakone, tradita, rite, këngë të pandeshura më parë.
Krijimtaria e Thanas Medi sjell gjithmonë ngjarje nga periudha e rregjimit komunist. Shumë kanë shkruajtur për atë periudhë, shumë kanë tentuar t’i japin ngjyra të zeza, gri, rozë. Po pak kanë arritur të mbeten në kujtesën tonë. Dhe një ndër këto vepra është edhe vepra e Thanas Medi, me personazhe të krijuara, vizatuara e paraqitur sa realiste aq edhe të prekshëm.

✨ Thanas Medi është pjesë e rëndësishme e përfaqësimit kulturor të komunitetit shqiptar në Greqi. Krijimtaria e tij artistike, rrugëtimi profesional i tij nuk kanë nevojë për koment.

👏👏 Urime në të tjera vepra mbresëlënëse miku jonë!

#HistoriSuksesi👏 #KrenariShqiptare✨

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular