BallinaKronikeU denoncuan “të zhdukura” në Dibër, gjenden në Tiranë tre vajzat e...

U denoncuan “të zhdukura” në Dibër, gjenden në Tiranë tre vajzat e mitura. Policia: Janë në gjendje…

Tre vajza të mitura që ishin denoncuar të zhdukura në Maqellarë të Dibrës, janë gjetur në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ato janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merren në pyetje në prani të psikologut.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/ Me datë 22.01.2023, rreth orës 19.30,  në  Postën e Policisë Maqellarë janë paraqitur dhe kanë bërë kallzim shtetasit :

L.P., dhe M.H., të cilët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa pa adresë tre vajzat e tyre të mitura.

Menjëherë është bërë shpallja në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të mirë koordinuara me shërbimet e DVP Tiranë, është bërë e mundur gjetja e tre shtetasve të mitura në Tiranë, të cilat janë shoqëruar nga Policia në Komisariatin nr 1.

Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular