BallinaBotaVIDEO/Boris Johnson bën vizitë të papritur në Ukrainë dhe takohet me Zelensky-n:...

VIDEO/Boris Johnson bën vizitë të papritur në Ukrainë dhe takohet me Zelensky-n: Sa më shpejtë të dështojë Putini…

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, është parë në Ukrainë këtë mëngjes, duke vizituar Borodianka, Bucha dhe periferitë e tjera të Kievit.

Kjo vizitë e tij vjen disa ditë pasi atij iu dha medalja “qytetar nderi i Kievit”, gjatë një takimi të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Deputeti dhe ish-kryeministri tani ka lëshuar një deklaratë ku shpjegon arsyet e vizitës së tij në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Është një privilegj të vizitosh Ukrainën me ftesë të Presidentit Zelensky. Vuajtjet e popullit të Ukrainës kanë vazhduar për një kohë të gjatë. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte, është që Ukraina të fitojë dhe të fitojë sa më shpejt”, tha Johnson.

“Ky është momenti për të dyfishuar ndihmat dhe për t’u dhënë ukrainasve të gjitha mjetet që u nevojiten për të përfunduar luftën. Sa më shpejt të dështojë Putini, aq më mirë për Ukrainën dhe për të gjithë botën”, shtoi Johnson.

Një zëdhënës tha se ata nuk do të komentonin asnjë specifikë të udhëtimit për arsye sigurie dhe shtoi se Johnson mbështet plotësisht politikën e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke përfshirë vendimin e fundit për të dërguar tanke Challenger.

Boris Johnson gjatë vizitës së tij të papritur në Ukrainë, është takuar edhe me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Kujtojmë se Johnson është nën kritika mes akuzave se kryetari i BBC-së, Richard Sharp, e ndihmoi ish-kryeministrin të rregullonte një garanci për një kredi dhe se Johnson më vonë rekomandoi zotin Sharp për rolin e kryetarit të BBC-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular