BallinaLifestyle“Të vijë ai dhe të bëjë interesantin...”, Luizi vazhdon debatin për shtratin...

“Të vijë ai dhe të bëjë interesantin…”, Luizi vazhdon debatin për shtratin e tij!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luizi ka dalë nga izolimi së bashku me Efin edhe pse shumë i acaruar nga votimet dhe argumentat që banorët dhanë për nxjerrjen e tyre nga izolimi. Në momentin që ka shkuar në dhomën e gjumit ka vënë re se shtratin e tij e kishte zënë Xhonatani, i cili është një nga banorët e rinj. Teksa ka shkuar shumë i nervozuar tek banorët e tjerë ka kërkuar që Xhonatani të largohet menjëherë nga shtrati i tij.

Ama Luizi duket se ende nuk është qetësuar dhe këtë gjë e ka biseduar edhe me Kiarën dhe Armaldon, ku është shprehur se këtë veprim Xhonatani e ka bërë me qëllim për të sfiduar atë. Armaldo shprehet se nuk është dakord, pasi Xhonatani ishte i detyruar të flinte te shtrati i Luizit, pasi nuk kishte tjetër të lirë.

Luizi: Të vijë ai prej jashtë të bëjë interesantin që jam kundra atij, ky direkt më ka shpallur sfidë mua…

 

Ditën e sotme gjatë një bisede mes Kiarës dhe banorëve të tjerë në lidhje me qëndrimin dhe sjelljen e saj ndaj Luizit, Valbona ka ndërhyrë dhe i ka dhënë Kiarës këshillën e saj në lidhje me këtë situatë dhe vazhdimësinë e saj në raport me Luizin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular