BallinaKronikeAksident në Rrugën e Arbrit, dy makina përplasen me njëra-tjetrën! Dy drejtuesit...

Aksident në Rrugën e Arbrit, dy makina përplasen me njëra-tjetrën! Dy drejtuesit e mjeteve dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në Rrugën e Arbrit ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas policisë së Tiranës, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë mbetën të plagosur drejtuesit e makinave, shtetasi J. A., 34 vjeç dhe shtetasja D. M., 38 vjeçe. Ata janë dërguar menjëherë në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Më datë 24.01.2023, në Rrugën e Arbrit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J. A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 38 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular