BallinaKronikeEMRAT/Aksident i rëndë, përplasen makinat, humb jetën fëmija 2 vjeç, dy të...

EMRAT/Aksident i rëndë, përplasen makinat, humb jetën fëmija 2 vjeç, dy të plagosur

Një fëmijë 2 vjeç ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident të rëndë që ka ndodhur në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dy persona te tjere.

Mësohet se në aksident është përfshirë makina që drejtohej nga Endri Toma dhe një tjetër mjet me shofer Albi Rexhepin.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur Albi Rexhepi dhe pasagjerja Imelda Rexhepi

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular