Cr7

Mediat kanë zbuluar së fundmi prapaskenat që sollën divorcin e bujshëm mes palëve. Verën e shkuar, Ronaldo kërkoi me çdo kusht një skuadër të re, pasi Man.United nuk arriti të siguronte një vend në Champions League. CR7 i vendosi kusht agjentit të tij: “më dërgo te Chelsea ose Bayern Munich, në të kundër mes nesh mbaron çdo gjë”.

Gggg

Mendez u përpoq, por shpesh nuk ka qenë dakord me kërkesat e Ronaldo-s, si për shembull nuk ka qenë kurrë dakord që ai të largohej nga Real Madrid. Mendez dështoi t’i gjente një skuadër të përshtatshme, kjo dhe për faj të Tuchel i cili e refuzoi portugez, ndërsa Ronaldo u detyrua të rikthehej te Man.United. Për t’i vendosur kapak marrëdhënieve të tyre mendoi CR7 në intervistën e tij të famshme për Piers Morgan. Fundi tashmë dihet, Ronaldo pranoi ofertën prej 200 milionë euro në sezon nga Al Nassr.