BallinaAktualitet“Lidhja e ish-zyrtarit të FBI me shqiptarët doli rastësisht”, Karamuço: Provat janë...

“Lidhja e ish-zyrtarit të FBI me shqiptarët doli rastësisht”, Karamuço: Provat janë ende në proces mbledhjeje. Juria e madhe ka kërkuar…

Eksperti i Sigurisë Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka dhënë detaje në lidhje me procedurat e hetimit dhe gjykimit të ish-zyrtarit të FBI të arrestuar ditën e djeshme.

Ai ka deklaruar se Mcgonigal mund të përballet me 55 vite burg për akuzat me të cilat përballet.

“Është një organizatë që ka treguar integritet. E kanë ruajtur, monitoruar deri sa ta çojnë në gjykatë. Hetimi ka ardhur nga brenda. Vetëm për sanksionet janë 30 vjet burg, pasi janë krime federale. Maksimalja e dënimit për këtë shtetas është 55 vjet. Për shkelje detyre, konspirancion. Rolin kryesor nuk e kanë prokurorët por juria e madhe, e cila kontrollon të parët. Nga 1 te 10 shkallë gjykimi, jemi në shkallën e tretë”, ka deklaruar ai.

Karamuço ka deklaruar gjithashtu që autoritetet amerikane nuk kanë ndërmarrë një hetim specifik në lidhje me pagesat e ish-zyrtarit të FBI nga një punonjës i shërbimit informativ shqiptar

Ai tha se lidhja e tij me shqiptarët dhe Shqipërinë është zbuluar rastësisht gjatë hetimeve dhe përgjimeve në lidhje me bashkëpunimin e tij me oligarkun rus.

“Ky zotëria nuk është hetuar dhe nuk është mbajtur në vëzhgim, nuk është përgjuar për çështjen shqiptare por atë ruse. Gjatë përgjimeve dhe hetimeve ka dalë edhe çështja shqiptare. kur ka shkuar çështja në gjykatë, krahas çështjes së rusëve, juria nuk ka qenë e qartë për arsyen se përse ka marrë para nga shqiptarët. Ndaj duhet sqaruar pozicioni i tij me punonjësin e inteligjencës shqiptare dhe çdo shqiptar tjetër. Provat edhe faktet janë ende në proces mbledhjeje”, tha Karamuço.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular