BallinaShow Bizz“Trupi i saj perfekt...”/ Luizi flet për debatin me Diolën: Ma bën...

“Trupi i saj perfekt…”/ Luizi flet për debatin me Diolën: Ma bën skenën film

Pak ditë më parë Luiz Ejlli dhe Diola Dosti patën një debat, ku kjo e fundit i tha këngëtarit se me shprehjen “merr frymë kot”, janë prekur fëmijët e saj.

Këngëtari i tha Diolës që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” ka përballë vetëm atë dhe jo familjarët e saj, pasi gjithçka është në kuadrin e lojës.

Edhe gjatë prime-t të mbrëmjes së sotme, Luizi tha se kur ka marrë vesh se Diola ka tre vajza, është e divorcuar dhe me 3 fakultete, ka shkuar dhe i ka thënë ‘të heq kapelën’ për këtë

Fjala e Luizit:

Pyeta Amos nëse dinte ndonjë gjë për Diolën, e më tha është nënë e tre fëmijëve, e divorcuar dhe me 3 fakultete. Hyra brenda në dhomë dhe i thashë të heq kapelën. I thashë je femër e fortë, kam motrën me 3 vajza jo e divorvuar, e di sakrificën që ke bërë, e për këtë të heq kapelën. Ama për lojën do të konsideroj si gjithë të tjerët.

Marrin frymë kot në shtëpi, e kam thënë për brenda këtyre mureve. Por ti vjen e më thua kush je ti që ma thua, më fut në një situatë shumë të sikletshme.

Nuk po kuptoja ku është gabimi im. Nëse këtu shihesh e sulmuar në kuadër të lojës  dhe fut njerëzit jashtë, nuk është lojë. Unë e kam lojën ndryshe dhe e kam me ty. Ma bën skenën film.

Ua keni thënë disa banorëve këtu, duke ma njohur tipin, ti thoshe Nitës thuaj Luizit.  I uroj me gjithë shpirt që askujt të mos i ndodhë. Kur ka hyrë brenda ka hyrë e ka thënë jam Nita. Trupi i saj perfekt, shumë energjike. Kjo vajzë këtu bën rrotullime rreth pishinës.

Nga ta di unë se ka pasur gjëra të tjera? Empatinë  kam për të gjithë banorët, për atë që kanë jashtë. Përsa i përket lojës nuk kam pse të kem empati, kur ata nuk kanë për mua. Të gjithë këta që thonë kanë empati, bëjnë plane si me nxjerrë jashtë njëri-tjetrin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular