BallinaKronikeSherr mes të rinjve në një lokal në Kamëz, dy prej tyre...

Sherr mes të rinjve në një lokal në Kamëz, dy prej tyre përfundojnë në spital! Policia në kërkim të personave të tjerë të përfshirë në konflikt

Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Kamzës.

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të plagosur shtetasit A.D. 18 vjeç dhe R.S. 17 vjeç. Dy të rinjtë janë konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar.

Policia njofton se ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në sherr.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.01.2023, në Kamzë, në një lokal, shtetasit A. D., 18 vjeç, dhe R. S., 17 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta, me persona ende të paidentifikuar.

Si pasojë e konfliktit, shtetasit A. D., dhe 17-vjeçari, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular