BallinaKryesoreTabaku: SPAK duhet të përcaktojë një Prokuror Special për zgjedhjet dhe duhet...

Tabaku: SPAK duhet të përcaktojë një Prokuror Special për zgjedhjet dhe duhet rregulluar çështja e Financimit të partive politike

Nga Jorida Tabaku
SPAK duhet të përcaktojë një Prokuror Special për zgjedhjet dhe duhet rregulluar çështja e Financimit të partive politike.
E para, fokus të veçantë në procesin e integrimit duke e shndërruar atë në proces gjithpërfshirës. Detyra jonë është “Të Ndërtojmë Europën këtu!”. Ligji për rolin e kuvendit është një hap drejt gjithëpërfshirjes në shërbim të qytetarëve dhe një hop cilësor në procesin e integrimit.
E dyta, duke mikpritur kryetarin e ri të SPAK dhe duke i uruar punë të mbarë dua të shtoj një kërkesë në emër të PD. I kërkoj z. Dumani që për të luftuar realisht abuzimet me zgjedhjet dhe përdorimin e krimit për të ndërhyrë tek zgjedhjet, sikundër dhe dosjet 184 dhe 339; Përcaktimin e një Prokurori Special në SPAK për të hetuar krimet elektorale.
E treta, Komisioni për reformën Zgjedhore adHoc duhet të rregullojë çështja e financimit të partive politike, që është një kërkesë e kahershme BE dhe partnerëve tanë strategjikë. Modele ka plot, nga Bashkimi Europian deri në SHBA. Ne, nuk mund të presim hetimet e FBI që të zbulojmë elefantin në dhomën tonë. Duhet të nxitojmë!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular