BallinaKronikeDETAJET/Arrestimi i dy zyrtarëve të Agjencisë së Barnave, njëri është djali i...

DETAJET/Arrestimi i dy zyrtarëve të Agjencisë së Barnave, njëri është djali i ish- prokurorit

Luan Çiçi, 35 vjeç, djali i ish- prokurorit të Krujës, Bujar Çiçi, i pensionuar në vitin 2018, u arrestua nga policia bashkë me Besiana Xhelilin, 38 vjeçe, pasi të dy në rolin e specialistit dhe përgjegjëses së Agjencisë së Barnave rezultuan të implikuar në një skemë gjobëvënie ndaj farmacive.

Të dy merrnin ryshfet për përshpejtimin e procedurave të kompanive farmaceutike dhe vendosnin gjoba nga 30 deri në 50 mijë lekë që të mos i ndëshkonin me gjoba kur i konstatonin me shkelje. Në kërkim për të njëjtat akuza “Korrupsion” dhe “Shpërdorim detyre” është shpallur edhe kolegu i tyre, specialisti Armando Luka.

Besiana Xhelili, e cila ishte përgjegjëse e Agjencisë së Barnave në Tiranë, pavarësisht se në organikën e punës kishte në dispozicion 15 punonjës si specialistë për të kryer kontrolle nëpër farmaci, dërgonte vetëm Luan Çiçin dhe Armando Lukën.

Të dy, në marrëveshje me eproren e tyre Xhelili merrnin ryshfet tek kompanitë e barnave farmaceutike dhe farmacitë dhe në vijim përshpejtonin procedurat kur i gjenin në shkelje.

Pasi merrnin paratë, të tre i ndanin me njëri-tjetrin. Babai i Luan Çiçit, prokurori Bujar Çiçi, rezulton të jetë shkarkuar një herë nga detyra në vitin 2008 me kërkesë të kryeprokurores së asaj kohe, Ina Rama dhe vendim të Presidentit për shkelje të rënda me detyrën.

Për prokurorin Çiçi, në vitin 2014 u morën masa administrative nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për mos deklarim në kohë të pasurisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular