BallinaKronikeMegaoperacioni i Antimafias Italiane dhe SPAK/ “Për çfarë dreqin është e dashura...

Megaoperacioni i Antimafias Italiane dhe SPAK/ “Për çfarë dreqin është e dashura e Frankos këtu!?” Si tentojnë ‘kapot’ të ndihmojnë ‘vartësit’ e arrestuar

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me grupin e trafikantëve që ishte shënjestër e një operacioni të përbashkët mes Antimafias Italiane dhe SPAK policisë shqiptare, që çoi në arrestimin e 15 shtetasve shqiptarë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala janë zbardhur komunikimet e kryera nga trafikantët shqiptarë mes tyre.

Në datën 11.12.2017 është zhvilluar biseda mes Di Giuestio Cristian dhe Ago Branjol:

Ago Branjol i drejtohet me fjalët: “ Përshëndetje Cristian, e dashura e Frankos sapo më thirri, por për çfarë dreqin është kjo këtu, jemi miq apo çfarë dreqin jemi?

Di Giustio Cristian: “Po..Thashë (përfshirë) kjo dëshiron të bëhet pesë mijë gjëra në ditë dhe thashë..

Më tej në dosje theksohet se Branjol Ago tregohet shumë i interesuar si për financimin e mbrojtjes ligjore të arrestuar, Çeçi dhe Duro ashtu edhe për sigurimin e mbështetjes financiare të tyre gjatë paraburgimit, por pa dalë në skenë personalisht.

“Ky është një zakon i përhapur në qarqet kriminale dhe e sheh subjektin në ‘krye’ të kujdeset ekonomikisht për ‘vartësit’ e tij të arrestuar”, thuhet në dosje.

Gjithashtu në këtë dosje del në pah edhe bashkëpunimi i paligjshëm mes vëllezërve Ago.

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular