BallinaKronikeEMRAT/U përfshinë në një konflikt të çastit, plagosen 2 vëllezër në Mat,...

EMRAT/U përfshinë në një konflikt të çastit, plagosen 2 vëllezër në Mat, detajet e para

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Mat, ku dy vëllezër janë plagosur me thikë. Sipas burimeve për Panorama.al, bëhet me dije se të plagosurit quhen Ardit dhe Kristi Hysa. Gjithashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Ndërkohë autorët ende nuk janë identifikuar, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Mat/informacion parapra

Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular