BallinaAktualitetEni Çobani sqaron ligjin: Pasuria e dhuruar drejt njërit bashkëshort nuk ndahet...

Eni Çobani sqaron ligjin: Pasuria e dhuruar drejt njërit bashkëshort nuk ndahet mes çiftit

Çështja e çiftit Eriselda-Visi është marrë nën shqyrtim nga dy drejtuesit e rubrikës “Shihemi në Gjyq”. Moderatori i “E diela shqiptare” në Tv Klan Ardit Gjebrea dhe ndërmjetësja Eni Çobani po i drejtojnë pyetje të ndryshme çiftit për të kuptuar më mirë situatën që të arrihet një zgjidhje ndërmjet tyre.

Borxhi prej 10 mijë Eurosh që një shok i Visit ka ndaj tij është pagesa që i nevojitet çiftit për të plotësuar blerjen e shtëpisë së tyre. Vlera më e madhe e kësaj shtëpie është paguar deri më tani nga prindërit e Eriseldës, një borxh që Visi premton ta kthejë. Aktualisht, shtëpia nuk ka pronar, por nëse blerja e saj do të kryhej nga prindërit e Eriseldës, shtëpia do të mbetej në emrin e saj.

Visi nuk është dakord me këtë sepse ka kontribuar edhe ai në këtë shtëpi. Në këtë moment, moderatori Gjebrea i thotë Eriseldës se nuk ka vlerë edhe nëse ajo e blen shtëpinë sepse në rast divorci, siç ajo thotë se do të veprojë, sërish kjo pasuri do përpjestohet midis çiftit. Në këtë pikë ndërhyn Eni Çobani e cila sqaron se në fakt nuk ndodh kështu.

Eni Çobani: Çfarëdo gjëje që dhurohet, edhe në një regjim martesor dhe bashkëshortor, nëse dhurohen nga prindërit, vëllezërit, motrat kundrejt njërit prej partnerëve që janë dhe bashkëshortë ligjërisht, ajo pasuri ngelet vetëm e atij bashkëshorti, edhe nëse ato divorcohen nesër, pra zgjidhin martesën. Kjo është një pasuri e cila nuk ndahet brenda regjimit bashkëshortor, çfarë vjen me dhurim apo me trashëgimi ligjore.

Ardit Gjebrea: Nga prindërit?

Eni Çobani: Nga prindërit dhe nga kushdo tjetër. Pra, nëse ty të vjen me dhurim nga kushdo…

Ardit Gjebrea: Pra, mamaja jote, të ta dhurojë ty apartamentin…

Eni Çobani: Mamaja ime, të më dhurojë mua një pasuri, ajo nuk ndahet./tvklan.al

Për më tepër, mund të ndiqni videon e plotë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular