BallinaBotaMinistri italian ngre alarmin: Nëse tanket ruse hyjnë në Kiev, nis Lufta...

Ministri italian ngre alarmin: Nëse tanket ruse hyjnë në Kiev, nis Lufta e Tretë Botërore

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka thënë se nëse tanket ruse hyjnë në Kiev, atëherë do të nisë Lufta e Tretë Botërore.

Mediat italiane bëjnë me dije se ministri italian e bëri deklaratën e fortë gjatë një takimi zyrtar që Crosetto zhvilloi me homologun  francez, Sebastien Lecornu.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes franceze dhe italiane njoftuan se takimi ka zgjatur rreth një orë, ku në fokus ishin zhvillimet mes Moskës dhe Kievit.

“Është e rëndësishme që ushtria e Italisë dhe Francës të bashkëpunojnë rreth të ardhmes. Ne kemi trajtuar një sërë çështjesh duke filluar nga fronti lindor dhe çfarë po ndodh në Ukrainë.

Ne kemi rënë dakord që lufta e nisur nga Rusia është kërcënimi më serioz për paqen dhe stabilitetin e Evropës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Lufta e tretë botërore mund të nisë në momentin që tanket ruse të arrijnë në Kiev, dhe në këtë mënyrë edhe në kufijtë e Evropës”, tha ministri italian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular