BallinaAktualitetNuk kanë fund ‘telashet’ për Kejvinën, pas sherrit me këngëtarin, SPAK kërkon...

Nuk kanë fund ‘telashet’ për Kejvinën, pas sherrit me këngëtarin, SPAK kërkon konfiskimin e automjetit të saj. Modelja ‘zhduket’ nga rrjetet sociale

Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë, pasi u vu në qendër të mediave rozë pas sherrit me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli.

Të vetmit që u ka kërkuar falje janë fansat e Luizit, për të cilët thotë se janë të vetmit që janë lënduar seriozisht

Pas kësaj deklarate, modelja ka mbyllur llogarinë e saj në “Instagram”, duke e mbyllur kështu njëherë e mirë kapitullin e bujës së madhe të sherrit live në emision.

Por, duket se “telashet” e modeles shkojnë edhe përtej ekranit. Ditët e fundit një gjyq po mbahet ku kërkohet edhe konfiskimi i makinës së saj. SPAK-u ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shpërndara të Redjan Rrajës te personat e tjerë.

Modelja Kejvina Kthella ka në përdorim një makinë tip “Audi A8”, që në pronësi figuron të jetë e saj, por që dyshohet se i është dhuruar nga ish i dashuri. “Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit ‘Audi A8’, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

E teksa seanca është shtyre, bëhet me dije se vetë Kejvina nuk ka marrë pjesë. Nga ajo çfarë mundëm të mësonim, bëhet me dije se Kejvina është larguar nga vendi, për t’i shpëtuar zhurmës mediatike, por edhe për të kaluar disa kohë relaksi, pas vështirësive që ka hasur javët e fundit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular