BallinaKronikeDëshmitarët që takuan bosin e mafies siçiliane: Nuk e dinim që ishte...

Dëshmitarët që takuan bosin e mafies siçiliane: Nuk e dinim që ishte ai! Rrëfimi i një gruaje: Ishim në lidhje për disa muaj

 Një parukë dje një veshje femrash u gjet në apartamentin e Matteo Messina Denaro në Campobello di Mazara. Dy numra për të thirrur “në rast nevoje” gjenden në pantallonat e bosit të mafias. Dhe hetuesit po fokusohen në këto shifra. Bëhet fjalë për dy zonja, me shumë gjasa mesomoshë, njëra me flokë të gjata të zeza dhe tjetra bionde me prerje të shkurtër.

Ndërkohë një grua është paraqitur në komisariat dhe është marrë në pyetje nga hetuesit, pretendon se është takuar me “burrin që ka parë në televizion” pa e njohur si të arratisurin më të famshëm në Itali dhe më gjerë. Por “pasioni” i mafiozit për femrat nuk është i momentit, duke nisur nga austriakja “Asi”, Andrea Haslehner, e cila punonte në verë në hotelin “Paradise Beach” në Selinunte.

Historia zgjati nga viti 1988 deri në 1993. Historia me “Asin” shënohet nga vrasja e drejtorit të hotelit ku ai punonte, Nicola Consales, i vrarë nga njerëzit e bosit në shkurt 1991. Faji i tij? Ishte dashuruar me Asin dhe duke u ankuar për praninë e shpeshtë në hotel të të resë Messina Denaro.

Pastaj kishte gra të tjera: Francesca Alagna, nëna e vajzës së shefit, Lorenza. Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. Matteo Messina Denaro ishte zëvendësuesi i Toto Riinës, e  u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular