BallinaAktualitet"Heqja e kamerave ishte gabim"/ Karamuço: Policia duhet t'i godiste në fshehtësi...

“Heqja e kamerave ishte gabim”/ Karamuço: Policia duhet t’i godiste në fshehtësi grupet kriminale

Operacioni i policisë për të hequr kamerat e paligjshme në disa prej qyteteve të vendit ka shkaktuar debat këtë të hënë në Top Story

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça e konsideroi jo të duhur mënyrën e veprimit, pasi sipas tij policia duhej të vepronte në mënyrë të fshehtë dhe njëkohësisht në të gjithë vendin.

Edhe gazetarja Dorjana Bezat e mbështeti ekspertin, duke theksuar se grupet kriminale kanë fituar kohë nga operacioni i ndarë me zona, duke i hequr vetë kamerat dhe mos lënë gjurmë.

Kjo u kundërshtua nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, i cili tha se operacioni është shtrirë në të gjithë vendin dhe janë bërë kontrolle të pandërprera për të çuar personat përgjegjës para ligjit.

KaramuçaLigji nuk flet për të drejta, por për detyrime të qytetarëve, ata ushtrojnë një aktivitet dhe duhet të bashkëpunojnë me sigurinë dhe ata duhet të mbajnë një server që regjistron. E kam për shkollat, pallatet me vendim të asamblesë, qendrat tregtare. Është vetëm për sigurinë publike, nuk është për mbrojtje që duhet të vëzhgojnë shtëpinë, oborrin. Neni 121 tregon ndërhyrje në jetën private të tjetrit, por në këtë rast aktualisht kemi mbi 1 milionë kamera në të gjithë Shqipëri, vetëm, 161 mijë subjekte janë aktive, individë pa fund, subjekte juridike publike, të gjitha shkojnë në mbi një milionë. Anglia është kampione me numrin më të madh të kamerave, 7.2 mln kamera, 1 kamer për 11 banorë, në kemi 1 kamer për 2 banorë. Operacioni që po bëhet po bëhet për individ privat, që kanë një të shkuar kriminale, kanë përdorur jo vetëm për t’u mbrojtur, por edhe për të vëzhguar, ose për të bërë atentate, janë ngritur i kanë thënë e ke këtu, edhe kanë thënë që e kam (ditur se ku është) sepse e kam me kamer, ka një proces të madh zhvillimi, i kanë në celular, dikush e ka në Dubai, dikush e ka në Vlorë, në Durrës. Ia arritëm të kemi një operacion, por është bërë gabim, duhej të ishte i njëkohshëm në gjithë territorin sepse duke fituar kohë ata i kanë çmontuar, duhet t’i gjenin në fshehtësi, kush është serveri, pronari. Ka me mijëra dronë nën përdorimin privat, që i ngrenë, ne kishim rustë që filmonim repartin Renea, është një sfidë për policinë.

DumaPse dhatë dy javë kohë që krimi të prishë evidencat, pse nuk e nisët menjëherë në të gjithë territorin?

Mullai: Operacioni është shtrirë në të gjithë vendin, kontrolle të pandërprera për të evidentuar kamerat, në rrugë, shtylla elektrike, po t’i referohemi 2 muajve të fundit nuk ka pasur ngjarje kriminale që ne të na jepnin një spunto që ne të marrim kamerat, siç e tha Karamuço serverat nuk mbajnë më shumë se 2 muaj. I kemi evidentuar, i kemi çmontuar, janë 50 të proceduar penalisht. Është duke u zhvilluar në Elbasan.

Karamuça: I ra elementi surprizë s’ka më operacion.

Karamuça: Për të gjetur pronarët.

Bezat: Në Rrugën e Kavajës policia nuk gjeti asnjë kamer, doli dhe ishin hequr, e njëjta situatë paraqitet edhe në Elbasan, janë hequr nga autorët që për ju janë të panjohur.

Mullai: Ka një keqinterpretim të ligjit nga qytetarët. Kemi tre referime në Shkodër dhe Vlorë, ata do të përgjigjen  para ligjit. Ka kamera të personave me precedent kriminal, kanë qenë të dënuar.

Kujtojmë se operacioni i koduar “Fijet” po vazhdon prej ditësh në të gjitha qytetet e vendit, ku deri më tani janë çmontuar 185 kamera dhe janë vënë nën hetim shjetëra persona

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular