BallinaKryesore20 vjet ”Sarina 2002”/Më shumë se një shkollë, historia e suksesit e...

20 vjet ”Sarina 2002”/Më shumë se një shkollë, historia e suksesit e themeluesit, “arkitektit” dibran Liman Hoxha

Shqipëria e pas viteve ’90 megjithë problemet që ndesh sot nga zgjatja e tranzicionit, ka pësuar transformime. Pararojë e këtij  zhvillimi kanë qenë investimet e privatit që kanë ecur me shumë hapa para krahasuar me detyrimet që kanë institucionet shtetërore ndaj qytetarëve dhe biznesit privat, sepse fundja çdo investim bëhet me taksat e qytetarëve shqiptarë.
Historitë e suksesit të individëve janë të ndryshme në fusha të ndryshme të investimit, por në disa sektorë është dashur të punohet shumë, të sakrifikohet, të mos tërhiqesh përballë vështirësive nga më të ndryshme për të arritur tek suksesi!
Rasti që do të sjellim sot në startnews.al, i përket një personi që jo vetëm personalisht, por edhe familjarisht jetën e ka të lidhur ngushtë me dijen. Guxoi të ndërmarrë një sipërmarrje në fushën e arsimit në një kohë që pakkush do ta mendonte suksesin! E nisi me një kopsht dhe sot ka një institucion arsimor dinjitoz, plotëson të gjitha kushtet për një shkollë cilësore, e cila ka jo vetëm një infrastrukturë bashkëkohore, por çfarë është më kryesorja ka një staf të shkëlqyer mësimdhënës që përçon te nxënësit dijet më të mira. Për atë çfarë ka realizuar, ai nuk e konsideron thjesht një biznes i rritur mes sakrificash dhe sot është me fitim, por çfarë është më kryesorja ndihet i plotësuar edhe shpirtërisht, sepse veçse plotësimi i një ëndërre është dhe realizimi i një amaneti!
Quhet Liman Hoxha me origjinë nga Dibra, i vendosur në Tiranë një vit para rënies së komunizmit dhe siç dibranët kanë lënë gjurmët e tyre në kryeqytet, edhe ai sot ka mundur të vë gurin e tij dhe të jetë një histori suksesi në një fushë si arsimi dhe meriton përgëzimet, jo vetëm të bashkëpatriotëve, por të çdo qytetari shqiptar! Të gjithë ata që e njohin Liman Hoxhën, flasin me plot respekt për të. Ai punon me pasion dhe zemër e duke qenë sedërli, shembullor për detyrën që ka marrë përsipër në shkollë zgjodhi dhe punon me profesionist me qëllim që arsimi tek “Sarina 2002” të kapte majat, të arrinte atë që kishte lënë pa realizuar dikur shkolla e Kastriotit. E pikërisht një shtysë për të ecur në këtë rrugë Limani e ka patur nga babai Vexhiu i cili kishte mbaruar me rezultate të mira shkollën e Kastriotit më 1924 duke qenë dhe në një bangë me aktoren Besa Imami, shkollë e cila në ato vite kishte dhe konvikt, ndaj dhe u quajt Internati i Kastriotit. Kjo shkollë ka prodhuar një brez nxënësish në shumë profesione të rëndësishme për kohën!.
“Sarina 2002” si histori suksesi dhe kush është Presidenti i saj Liman Hoxha?
Liman Hoxha, ky njeri fisnik është ideatori dhe arkitekti i suksesit të një shkolle që eci me hapa të sigurt për të qenë në top listën e institucioneve arsimore në Tiranë. Ka mundur të arrijë në këtë majë të suksesit dhe është i vendosur vetëm të rritet në sasi dhe cilësi. Qartë duket kjo teksa shkon tek shkolla dhe e gjen në krye të punëve dhe pse me një staf të shkëlqyer që ka rekrutuar tek shkolla “Sarina 2002”.
Liman Hoxha ka lindur në fshatin Blliçe më 1966. Në vitin 1989 ka mbaruar Shkollën e Mesme “Myslim Shyri” në Fushë-Çidhën të Dibrës dhe po në këtë vit shpërngulen familjarisht për në Tiranë. Ka përfunduar Universitetin Bujqësor të Tiranës, dega ekonomi-financë. Në vitin 1989-1990 mbaron kursin e Ushqimit në Tiranë si dhe në vitet 1990-1993 ka punuar në Gardën e Republikës së Shqipërisë. Pas kësaj kohe është marrë me tregti, duke qenë mjaft i suksesshëm. Në vitin 1999 Liman Hoxha ka emigruar në Angli për t’u kthyer në atdhe në vitin 2001, vit që do të startonte rrugëtimin mbi 20 vjeçar (fillimisht me një kopsht), të suksesit të tij që lidhet me shkollën jo publike “Sarina 2002”, vit në të cilën hapi dyert kjo shkollë! Liman Hoxha është i martuar dhe ka dy vajza dhe një djalë, Sarën, Rominën dhe Samelin.
Rrugëtimi i “Sarina 2002”/Hapat e parë i ngritjes së këtij institucioni arsimor i nisi fillimisht në vitin 2001 me ngritjen e një kopshti dhe pastaj u hap shkolla 8-vjeçare jo publike “Sarina 2002” që si bashkim ka germat e fëmijëve të tij. Besimi qytetar i krijuar tek ky institucion arsimor, bëri që kërkesat e prindërve të rriten dhe në vitin 2005 Liman Hoxha vendos të hap dhe shkollë të mesme. Shkolla “Sarina 2002”, hapi dyert më 14 shtator 2002 me 54 nxënës dhe 8 veta staf e me ambiente të pakta afro 240 metra katror ku drejtoreshë ishte Rudina Maksuti e nëndrejtor Mentor Hoxha. Vetëm pas 1 viti shkolla trefishoi numrin e nxënësve dhe aktualisht shkollën e frekuentojnë 800 nxënës dhe janë rreth 90 punonjës të punësuar. Presidenti i shkollës “Sarina 2002”, Liman Hoxha thotë se: -”Sarina 2002” që në fillimet e saj kishte si vizion krijimin e shkollës model në përvetësimin e programit dhe zhvillimin e dijeve të qëndrueshme përmes mësimdhënies dhe mësimnxënies cilësore, identifikimin e talenteve në fusha të ndryshme shkencore, artistike dhe sportive si dhe nxitjen e nxënësve për të realizuar ëndërrat e tyre. Ky vizion e shndërroi këtë institucionin në vatër të kultivimit të vlerave më të mira, në edukimin dhe formimin profesional të nxënësve tanë për të ardhmen, zhvillimin e personalitetit të tyre mendimit dhe veprimit të pavarur, kritik, tolerant si dhe nxitjen e tyre për rezultate të larta dhe reale dhe për pjesmarrje aktive në jetën e shkollës”.
Zoti Liman Hoxha pranon me krenari se: -“Që në fillim janë krijuar kushte të mira mësimore, ambiente sportive dhe artistike si dhe laboratorë informatike, fizike dhe biokimiket. Përzgjedhja e stafit u bë duke marrë në punë më të aftit, më të përgjegjshmit, më të përkushtuarit, më komunikuesit, më të dashurit duke ofruar cilësi në mësimdhënie, siguri në shkollë, edukim motivim vlerësim real pa fiktivitet note”.
Presidenti i shkollës “Sarina 2002” Liman Hoxha falendon stafin drejtues dhe mësuesit që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin më të mirën nga vetja, si dhe veçanërisht ka një falenderim për prindërit që i kanë besuar gjënë më të shtrenjtë, fëmijët e tyre. “Ndaj ky besim”, thotë z.Hoxha: -“Na bën më të obliguar dhe na ngarkon me përgjegjësi që të mos zhgënjehen”.
Shkolla “Sarina 2002” në këto dy dekada jo vetëm është rritur cilësisht mirë dhe në mënyrë të qëndrueshme duke qenë mes më të mirave, por ka patur rezultate të larta në provimet e lirimit dhe pjekurisë. Eshtë fituese e disa olimpiadave të lëndëve të ndryshme dhe fituese e Çmimit të parë të Interpretimit më të mirë nga 125 shkolla në Tiranë. Nxënësit e kësaj shkolle kanë fituar të drejta studimi në universitetet më të mira private dhe shtetërore në vend dhe jashtë si; Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani dhe Itali etj. Shkollën e frekuentojnë nxënës nga e gjithë Tirana si; “Kinostudio”, “Kombinati”, “Komuna e Parisit”, “Don Bosko”, “Astiri”, Lapraka”, Vora, Durrësi, Kamza, Fushë-Kruja etj.
Kujdesi i veçantë i Presidentit të “Sarina 2002” konstatohet lehtësisht po të inspektosh ambientet e kësaj shkolle si dhe klasat ku mësojnë nxënësit. Liman Hoxha është përkujdesur të mos mungojë asgjë, por asgjë ama, duke nisur që nga uniforma, transporti i nxënësve, ushqimi e mësimdhënia cilësore, e cila fal stafit shumë të kualifikuar sot është në nivele të larta!
Qëllimi i Liman Hoxhës, arkitektit të këtij suksesi është që të rritet më tej që të mund të hapet me kohën dhe një shkollë profesionale si dhe Universitet për fëmijët që sapo mbarojnë maturën tek “Sarina 2002” dhe duan të zgjedhin të vazhdojnë po aty. Limani nuk di të dorëzohet, në këto dy dekada ka ditur të ngrihet fuqishëm edhe kur herë herë ka ndjerë lëkundjen, por kurrë nuk është rrëzuar, ndaj  me ambicien që ka, guximin që e karaktetizon, realizimin e ëndërrës së kahershme të një investimi elitar në fushën e dijes dhe arsimit sërish kërkon nga vetja dhe premton se nuk do të ndalet dhe surpriza të tjera duhet të presim! Mina HYSA

Publikuar sot ne faqen e Sarines me 03.02.2023. Nxenesit fitues te Olimpiades Kombetare Gjuhe-Letersi faza e II, AML
Malvina Poga
Leola Biti
Klajdi Domi
Adela Llogo
Remela Barreti
Anja Çollaku
Urime!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular