BallinaPolitikeBerisha: Rama është një armik i egër i demokracisë,, duhet të njohë...

Berisha: Rama është një armik i egër i demokracisë,, duhet të njohë fundin që meriton

spot_img
spot_img

Berisha: Rama është një armik i egër i demokracisë,, duhet të njohë fundin që meriton
Mënyra se si Edi Rama ka zgjedhur të qëndrojë në pushtet është mënyra më armiqësore, amorale. Kjo që shohin sot qytetarët shqiptarë është një akt që tejkalon çdo imagjinatë, përdorimit të korrupsionit të stërfuqishëm ndërkombëtar në luftë kundër një opozite. Për të lënë një vend pa opozitë.
Më tragjike bëhet kjo, kur këto operacione kryhen duke abuzuar nga vendi i madh i lirisë, por vend pa mafioz nuk ka, vend pa të korruptuar nuk ka. E theksova këtë, jo për të bërë historikun e këtyre zhvillimeve, por e theksova për të sjellë në vëmendjen tuaj, se për shqiptarët, për PD-në, për pluralizmin, largimi i kësaj kalbësire, bastardi që riprodhon qëndrime hoxhiste me metoda të reja ndaj opozitarizmit, ndaj pluralizmit, ndaj demokracisë, duhet të njohë fundin që meriton.
Nuk mund të rrimë ne dhe të vazhdojmë siç kemi vazhduar, para të gjithë këtij realiteti të qartë si drita e diellit. Edi Rama është një armik i egër i demokracisë. Unë ju garantoj ju se po të studioni vetëm qëndrimet e tij në parlament, po ta ndiqni, nuk ka qëndrime më antikushtetuese, antidemokratike, ata bëjnë gjithçka që ne të bojkotojmë parlamentin. I ndiqni ju se çfarë zhvillohet aty. Aty ka një marionetë e shplarë nga çdo normë ligjore, dhe morale, e politike, që zbaton verbërisht urdhërat e tij, dhe në një kurth të turpshëm përjashton për interesa të AliBashës dhe të vetat, 4 deputetë të një grupi. Në një kohë kur rregullorja e vitit 2018 e këtij grupi nuk parashikon asnjë formë përjashtimi për deputetin.
Ua solla këtë shembull përsëri për të theksuar se çfarë janë të aftë të bëjnë ky grup kriminal, antidemokratik, hajdutësh që nuk njohin asnjë lloj norme e morali. Nuk ka asnjë vlerë kjo se po i numërojmë, por vlerë ka betimi ynë, për ti qëndruar. Tani më tutje nuk shkohet kështu.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular