Ministria e Brendshme në Britaninë e Madhe ka urdhëruar njësitë e azilit që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve në një përpjekje për të përshpejtuar dëbimet.
Burime të “The Independent” thonë se operacioni kundër emigrantëve të paligjshëm shqiptarë është koduar “Bridora” dhe synon të trajtojë sa më shumë aplikime nga shqiptaret, me qëllim largimin e tyre.
Ky operacion do të sjellë vonesa për shtetasit me kombësi tjetër, të cilët do të detyrohet të presin për shqyrtimin e çështjeve të tyre.
Jonathan Featonby, analisti kryesor i politikave në Këshillin e Refugjatëve, tha se organizata po punonte me refugjatët shqiptarë që ishin viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit dhe kanë kërkesa legjitime për azil.
“Është jetike që çdo rasti t’i jepet një vlerësim i drejtë,” shtoi ai. “Të paragjykosh një pretendim të bazuar në paragjykime për vendin e origjinës së aplikantit është e gabuar. Ndërkohë që problemi i azilit duhet të adresohet, ne nuk mund të harrojmë faktin se kemi të bëjmë me jetë njerëzish të vërtetë.”
Independent shkruan më tej duke thënë se si Rishi Sunak ashtu edhe Suella Braverman janë fokusuar te shqiptarët, duke i cilësuar gjerësisht si “emigrantë të paligjshëm”.
Të enjten, kryeministri britanik e quajti “qesharak” numrin e shqiptarëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla dhe u zotua se “do të kthejë në fluturime migrantët e paligjshëm nga Shqipëria dhe kjo do të rritet gjatë vitit”.
“Shumë shpejt ne do të prezantojmë ligje të reja në parlament që ofrojnë sistemin që thotë se nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të mund të qëndroni vërtet këtu,” shtoi z. Sunak.
“Shumicen derrmuese te rasteve do te dergohen në një vend alternativ të sigurt, qoftë ai nga vini, nëse është i sigurt, si Shqipëria apo, në të vërtetë, Ruanda.”