BallinaKryesoreBujar Leskaj: Rama, trafikant i pasurive të vendit për korrupsion politik!

Bujar Leskaj: Rama, trafikant i pasurive të vendit për korrupsion politik!

spot_img
spot_img
Nga Bujar Leskaj
Në ditët e fundit, shumë gazeta amerikane, si “The New York Times” “The Washington Post”, “The Washington Examiner”, etj., kanë trajtuar në detaje skandalin McGonigal. Gazeta “The Washington Examiner”, në artikullin e saj të djeshëm, cilësonte se “McGonigal, ndërsa shërbente ende si një zyrtar i lartë i FBI-së, u bë fiksues i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Partisë së tij Socialiste në pushtet. Shqipëria është një aleat i vendosur i SHBA dhe një anëtar i NATO-s, por që kur Rama mori drejtimin e vendit një dekadë më parë, ai vend i vogël është kthyer në një vatër korrupsioni, plus narkoshteti kryesor i Evropës, me lidhje të thella me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Blerja e zyrtarëve të lartë amerikanë si McGonigal është pjesë e mënyrës se si Rama vazhdon ta arrijë këtë”.
Ndërsa gazeta “The Washington Post”, e cila zbuloi skandalin “Watergate” dhe detyroi ish-Presidentin amerikan Riçard Nikson të jepte dorëheqjen, në artikullin po të datës 13 shkurt 2023, me titull “Former FBI agent’s side work puts bureau under new scrutiny(Puna anësore e ish-agjentit të FBI-së e vendos FBI-në në një kqyrje të re), trajton interesat e McGonigal në vendin tonë, në pjesën e nëntitulluar “Aferat në Shqipëri”.
Gazeta amerikane pohon se miqtë shqiptarë të McGonigal kishin interesa të lobonin pranë kryeministrit shqiptar për të marrë një koncesion për fushë kërkimi nafte, ndërsa kryeministri, në këmbim të koncesionit, i kërkonte McGonigal që FBI të hetonte një lobist amerikan pranë Partisë Demokratike.
Kjo është e rëndë, shumë e rëndë. Rama, në një gërshetim të errët të korrupsionit politik me atë ekonomik, është gati të japë pasuri, asete të vendit, zona me interes për kërkimin e naftës, si të ishin personale, të tijat, në këmbim të ndikimit të një zyrtari të lartë të FBI që kjo e fundit të hapë hetim ndaj një lobisti amerikan që lobonte për Partinë Demokratike!
Në një vend normal demokratik, e aq më tepër evropian, një kryeministër i përmendur 14 herë në hetimet e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj sjelljes jo etike dhe me elementë të dukshëm korruptimi të zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, do të kishte dhënë së paku dorëheqjen.
Por jo në Shqipëri! Duhet të pranojme faktin se sot ky kryeministër është epiqendra e skandalit më të madh në historinë 74 vjeçare të marrëdhënieve të shteteve anëtare të NATO-s, ku drejtuesi i një qeverie të një shteti anëtar të NATO-s, tenton të keqpërdorë dhe korruptojë një zyrtar të lartë të FBI-së amerikane, me qëllim hedhjen e baltës dhe shkatërrimin e opozitës së vendit të vet.
Në një vend normal demokratik, ku provat e mbledhura nga drejtësia e SHBA-ve, shtetit më demokratik të botës dhe aleatit strategjik numër një, e përfshijnë kryeministrin në një lobim me pagesa korruptive ndaj një zyrtari të lartë të kunderzbulimit amerikan, qëllimisht për të shkatërruar opozitën kryesore të vendit të vet, Partinë Demokratike, atëherë njëherësh me dorëheqjen, drejtësia nuk duhej të kishte pritur një minutë, për të njoftuar regjistrimin e procedimit penal.
Në një vend normal demokratik, kryetarja e Parlamentit, nën trysninë e kryeministrit, nuk kishte pse të dilte nga pozicioni i saj, duke shkelur rregullat e parlamentit dhe duke përjashtuar 17 deputetë të opozitës, disa prej tyre dhe për herë të dytë, vetëm që interpelanca me kryeministrin të mos bëhej.
Por Shqipëria, vendi ynë, për fat të keq, nuk është një vend normal demokratik. Vendi ynë përfaqëson një demokraci në agoni, me frymëmarrje krejtësisht të mbytur, ku Rama, drejtuesi i paskrupullt i një sekti qeverisës të partisë që ka shumicën, sekt i panginjur në para e korrupsion, e urren në mënyrë patologjike opozitën dhe përpiqet ta eliminojë atë, duke korruptuar një ndër zyrtarët më të lartë të Byrosë Federale të Hetimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbështetur, gjoja me hetime amerikane, fabulën e një opozite që financohet nga para ruse.
Nuk ka asnjë rast të ngjashëm në historinë e shteteve evropiane, aleate të vendit më demokratik dhe të fuqishëm të botës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kryeministri i vendit të tyre të jetë përpjekur të blejë një zyrtar të lartë të agjencisë së hetimit të SHBA-ve, për të lobuar në asgjësimin e opozitës kryesore të vendit të vet.
Me skandalin McGonigal dhe vërtetimin e plotë, të sjellë edhe nga gazeta “The Washington Post”, të trafikimit të pasurive të vendit për të luftuar opozitën, Rama ka kapur fundin e vet, si njeri që e ka turpëruar Shqipërinë dhe shqiptarët në sy të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Aleancës Atlantike, si një shkatërrues i shtetit ligjor, i të ardhmes në dinjitet e prosperitet, të qytetarëve shqiptarë dhe ndërtues i narkoshtetit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular