BallinaKryesoreRënia me 10% e lindjeve në qarkun e Tiranës më 2022 sinjalizon...

Rënia me 10% e lindjeve në qarkun e Tiranës më 2022 sinjalizon tkurrje të popullsisë në kryeqytet

Gjatë tre dekadave të fundit, Tirana është shndërruar në një qendër të gravitetit demografik, pasi vit pas viti, mijëra njerëz zhvendosen nga qytetet e tjera drejt kryeqytetit.

Maturimi i migracionit të brendshëm në dekadën e fundit dhe, nga ana tjetër, një cikël i ri i emigracionit, jashtë po tkurr edhe popullsinë e Tiranës dhe kjo po reflektohet në numrin e lindjeve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se popullsia e Qarkut të Tiranës është rritur vit pasi viti, pavarësisht se normat e rritjes janë reduktuar vitet e fundit, por nga ana tjetër, numri i lindjeve është në rënie të shpejtë.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave të INSTAT, në Tiranë lindën vetëm 8427 bebe me një rënie 10% në raport me vitin 2021. Rënia e lindjeve ishte më e larta e raportuar në dekadat e fundit.

Në kushtet e mungesës së censit të planifikuar në vitin 2020, që do të tregonte popullsinë e saktë, metodologjitë e raportimit vjetor të popullsisë nga INSTAT tregojnë se më 1 janar 2022, popullsia e kryeqytetit arriti në 919,511 persona, ose rreth 7 mijë banorë më shumë se më 2021.

Siç shikohet edhe në grafikun e bashkëngjitur, popullsia e Tiranës është rritur në mënyrë progresive, por numri i lindjeve ka nisur trendin rënës që në vitin 2014.

Përveç viteve 2019 dhe 2020, numri i lindjeve në Tiranë ka ardhur në rënie sistematike gjatë periudhës 2015-2022.

Një anketë kombëtare që zhvilluara nga INSTAT dhe IOM në vitin 2019 zbuloi se gjatë periudhës 2011-2019, 10% e familjeve në Qarkun e Tiranës ishin larguar në emigracion. Tirana kishte përqindjen më të lartë të emigrimit të njësive familjare.

Në të gjitha qarqet rënia e lindjeve është me ritme dyshifrore me 2022. Shkaqet janë shumëdimensionale, por kryesoret lidhen me rënien e popullsisë në grupet me moshë të re. Për shembull në vitin 2021, grupmosha 0-29 vjeç ka rënë me 35% në krahasim me vitin 2001.

Brezi ynë pas dy dekadash do të mund të shohë qytete të tëra të braktisura. Imagjinoni që në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës, ku përfshihen edhe Tepelena me Përmetin, kanë lindur 364 bebe më 2022.

Pas 6 vitesh, në të gjitha shkollat e qarkut, do të jenë në klasën e parë vetëm 364 nxënës nëse prindërit e tyre nuk vendosin të emigrojnë jashtë vendit, ose në qytete të tjera, siç ka ndodhur këto vitet e fundit./monitor/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular